07 Nëntor 2024

Bizneset të jenë kampionë të luftimit të korrupsionit në vend

Prishtinë, 19 shtator - Bizneset duhet të insistojnë më shumë në respektimin e të drejtave të tyre ligjore dhe të shfrytëzojnë mekanizmat ekzistues për raportimin e korrupsionit.

Ky ishte mesazhi kryesor i dalë nga punëtoria me bizneset nga rajoni i Prizrenit, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit (SHZAP), në kuadër të projektit Luftimi i Korrupsionit dhe Etika në Biznes, i mbështetur nga Programi i UNDP për Përkrahje të Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit në Kosovë.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane sqaroi se synimi i punëtorive të tilla që do të organizohen edhe në komuna tjera nga Oda Amerikane është që bizneset të njoftohen lidhur me mekanizmat ekzistues për raportimin e korrupsionit, legjislacionin përkatës, dhe ndikimin e qeverisjes së mirë korporative në luftimin e këtij fenomeni.

Sami Dida, kryetar i SHZAP shprehu kënaqësinë që kjo shoqatë në cilësinë e partnerit lokal ka ndihmuar në organizimin e kësaj punëtorie, gjithnjë duke theksuar rëndësinë e trajtimit të një teme të tillë.

Përfaqësuesit e bizneseve nga komuna e Prizrenit patën rastin të mësojnë nga afër se ku qëndron Kosova sa i përket këtij fenomeni negativ krahasuar me vendet e rajonit, ndikimeve të tij në aspektet sociale, ekonomike dhe politike në vend, si dhe të diskutojnë për përvojat e tyre të deritanishme me ballafaqimin e kësaj dukurie gjatë afarizmit të tyre.

Bizneset e pranishme ndanë mendimin se fatkeqësisht korrupsioni është mishëruar në shumë sfera, e posaçërisht në sektorin e drejtësisë në Kosovë dhe se u mbetet edhe atyre që të jenë kampionë në luftën ndaj kësaj dukurie duke denoncuar rastet me të cilat ata përballen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)