30 Prill 2024

Bizneset solidarizohen me rrethin e Shkodrës

Prishtinë, 14 dhjetor - Përfaqësuesit e biznesit nga Kosova dhe Shqipëria, në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës kanë vlerësua bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve dhe komunitetit të biznesit dhe jane angazhuar për ndihmën konkrete në tejkalimin e gjendjes së rëndë me të cilën janë pëërballur qytetarët e Shkodrës me rrethin si pasoj e vërshimeve të mëdha me të cilat kjo pjesë e Shqipërisë është ballafaquar ditë më parë.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gerxhaliu me këtë rast ka përkujtuar se Shqipëria ka treguar se është në gjendje të jap maksimumin për Kosovën , siç ishte rasti në kohën e luftës.

“Ky shembull ka vendos model për marrëdhëniet tona në rast kur një anë ndeshet me krize dhe ka nevojë për ndihmë, Fatkeqësia natyrore që së fundi e goditi Shqipërinë i solli dëme të shumta popullatës së goditura, Edhe pse autoritete e Shqipërisë janë duke menaxhuar situatën e krijuar. Jam i bindur se ky është rast kur Kosova duhet të tregon se mundet dhe duhet t’i shtrinë dorën Shqipërisë. Ne nuk duhet të kënaqemi vetëm me kontributin e Qeverisë e cila e ka kryer të vetën, por edhe ne sipas kushteve dhe mundësive duhet të mendoj dhe kujtoj se Shqipëria ka nevojë për ndihmë.

Gërxhaliu i ftoi të gjithë ata që kane mundësi, posaçërisht ata nga komuniteti i biznesit që të ndihmojnë vendin tonë vëllazëroj dhe qytetarët e goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ai gjithashtu u angazhua për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset në të dy anët e kufirit dhe heqjen e barrierave të panevojshme në shkëmbimin tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, duke formuar zonën e lirë të bashkëpunimit ekonomik.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, tha se qëllimi i këtij takimi nuk është vetëm çështja e ndihmave për regjionin e Shkodrës të përmbytur nga një katastrofë natyrore, por edhe për bashkëpunimin në mes të dy asociacioneve më të mëdha të biznesit në Shqipëri dhe Kosovë.

Zëvendës kryeministri dhe ministri i ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi lartë angazhimin dhe solidaritetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës që e kanë treguar që në ditët e para të një përmbytje të jashtëzakonshme që ka ndodhur në zonën e Shkodrës dhe nën -Shkodrës .

“Dua të falënderoj Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj prej 1 milion euro, Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat kanë kontribuar me ekipe shembullore në teren në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura. Dua të falënderoj të gjithë ata sipërmarrës dhe biznesmen të cilët kanë kontribuar që në ditët e para të kësaj situata të vështirë me të cilën ne jemi ballafaquar dhe do të falënderohem edhe kryetarit të OEK-ut, zotiti Gërxhaliu dhe zotin Jaka, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë”.

Zoti Meta tha se Qeveria Shqiptare është dhe do të jetë e aftë për të përballuar këtë situatë dhe ka angazhuar të gjitha mjetet dhe mundësitë e saj. Megjithatë çdo akt solidariteti është shumë i rëndësishëm si akt solidariteti njerëzor dhe shoqëror, në rend të parë dhe në rastin konkret edhe si rast i solidaritetit kombëtar.

Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj theksoi se Qeveria dhe qytetarët e Kosovës bashkëndien me qytetarët e Shkodrës me rrethin për fatkeqësinë natyrore që e ka goditur këtë pjesë të Shqipërisë.

“Shqipëria ka nevojë për ndihmë konkrete. Mbështetja morale është pjesë e ndjenjës kombëtare, përgjegjësisë, por mbi të gjitha është ndihma konkrete të cilën secili në kuadër të mundësive të veta është mirë që t’i jep dhe të orientohet. Historia ka treguar se kemi një bashkim shpirtëror i cili ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë dhe kemi pas disa sfida të cilat i kemi tejkaluar dhe do ti tejkalojmë me një përgjegjësi të madhe kombëtare”.

Gjatë takimit përfaqësuesit e biznesit nga Kosova shprehën gatishmërinë që të japin ndihmë konkrete për qytetarët nga viset e goditura nga vërshimet ë rënda dhe njëkohësisht kërkuan që qeveritë e dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit ndërqeveritar ti kanë parasysh dhe zgjidhin dhe largojnë barrierat e panevojshme dhe krijojnë mundësi për zgjerim shumë më të madh të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)