17 Nëntor 2024

Bizneset ruse përfitojnë nga ekonomia e dobët

Moskë, 16 dhjetor - Largimi i kapitaleve, rënia e çmimeve të naftës dhe sanksionet e Perëndimit po e çojnë ekonominë e Rusisë në recesion.

 Por jo të gjithë sektorët e biznesit në vend po përkeqësohen. Rënia e vlerës së monedhës kombëtare, rublës, ka bërë që të përfitojnë eksportuesit dhe bizneset që synojnë të joshin klientë të kujdesshëm me kursimet.

Rënia e mprehtë e vlerës së rublës ruse është me përfitim për eksportuesit, për shkak të uljes së kostove brenda vendit. Por ata që importojnë, si gjigandi suedez i mobiljeve IKEA, po vuajnë kosto më të larta.

IKEA importon rreth 40 për qind të mallrave që shet në Rusi dhe po konsideron mundësinë e rritjes së çmimeve për të kompensuar humbjet.

Por bizneset që përqëndrohen tek klientët që kërkojnë të kursejnë, si hotelet me çmime të ulëta, janë duke punuar më shumë, thotë sipërmarrësi Roman Drozdenko:

\"Është e natyrshme, tani që kompanitë po përpiqen të shkurtojnë shpenzimet, që njerëzit e bizneseve të përdorin hotelet ekonomike.\"

Zoti Drozdenko thotë se vendndodhja e pazakontë e hotelit të tij, në katin e 43 të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë së Moskës, e njohur dhe si “Moscow City” ishte e mundur vetëm për shkak të mungesës së qiramarrësve të interesuar:

\"‘Moscow City’ është vetëm 30 për qind i zënë. Ka shumë mjedise boshe këtu. Pra, unë mendoj se kjo është ajo që na lejoi të vinim këtu.\"

Pavarësisht largimit të investimeve nga Rusia dhe teprisë së hapësirave për zyra, ndërtimi i rrokaqiejve të rinj vazhdon.

Autoritetet ruse po mundohen të komentojnë më së miri ndryshimet në ekonomi, duke thënë se sanksionet, duke përfshirë ndalimin prej tyre të importeve ushqimore nga Perëndimi, do të nxisin industritë vendase.

Vështirësitë ekonomike nuk ndalën hapjen në Moskë të pistës së patinazhit me akull artificial më të madhe në botë, muajin e kaluar.

Irina Gordina-Nevzhmetskaya është Zëvendës Drejtore e Përgjithshme e Qendrës së Ekspozitave ruse:

\"Në fakt shumë banorë të Moskës nuk do të udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të Vitit të Ri dhe disa do të vizitojnë pistën e patinazhit. Kjo do të thotë se paratë ruse do të mbeten në Rusi \",

Rënia në vazhdim e vlerës së rublës do të thotë se udhëtimi ndërkombëtar është më i shtrenjtë për rusët. Tani që pritet një recesion, shumë njerëz kanë filluar të shqetësohen për ekonominë dhe se sa më tej mund të përkeqësohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)