02 Nëntor 2024

Bizneset po e keqpërdorin Pakon Emergjente Fiskale

Prishtinë, 6 maj - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë në një konferencë për media ka shprehur shqetësimet e saj për keqpërdorim të Pakos Emergjente Fiskale nga kompanitë private.

Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive të tjera të shoqërisë që janë goditur nga pandemia e koronavirusit, Qeveria tani në detyrë e Kosovës ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale, në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha në një konferencë për media në Prishtinë se një pjesë e kompanive private kanë përfituar padrejtësisht nga Pakoja Emergjente Fiskale, përkatësisht nga masa 14 e saj që ka të bëjë me kompensimin e pagave për punëtorët.

Azemi tha se ka dëshmi se në disa raste, mjetet financiare të Pakos Emergjente kanë dalë në xhirollogarinë e punëdhënësit dhe jo të punëtorit.

“Janë bërë keqprdorime në përcjelljen e mjeteve. Pra, mjetet po shkojnë te pronarët dhe jo te punëtorët. Është një skandal. Me qëllim a pa qëllim, koha do ta dëshmojë”, tha Azemi.

Ai shtoi se pas një takimi që ka pasur me zëvendësministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, ka marrë zotime se ministria e tij do ta shqyrtojë këtë çështje.

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve në Kosovë, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetin social Facebook, dha disa sqarime për parregullsitë e pretenduara.

“Ministria e Financave ka pranuar përmes platformës së saj në Administratën Tatimore të Kosovës aplikime nga 26,422 biznese për kompensim me nga 170 euro për punëmarrësit e tyre."

"Numri i përgjithshëm i punëmarrësve është 126,000. Nga këto 26,422 biznese, vetëm 4.4% e tyre, ose 1,162 sosh kanë kërkuar kompensim në llogarinë e punëdhënsit (kjo për arsye se ata kanë dokumentuar që përkundër vështirësive, i kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre)”, tha Bislimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)