Bizneset njoftohen me mundësitë e financimit dhe granteve
Prishtinë, 7 prill - Puna dhe projektet në kuadër programit të USAID për Fuqizimin e Sektorit Privat, mënyrat se si bizneset mund të përfitojnë nga programet e tilla që ndihmojnë ngritjen e kapaciteteve, rrjedhimisht krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e sektorit privat në vend, ishin disa nga temat e diskutuara në ngjarjen Kafe e Mëngjesit në Odën Amerikane, e organizuar ekskluzivisht për bizneset e vogla anëtare të Odës Amerikane.
I ftuar në cilësinë e folësit në takimin e dytë të këtij lloji ishte David King, Shef i Programit të USAID për Fuqizimin e Sektorit Privat.