Bizneset nga Kosova nisin kamionët e ndihmave për Shqipërinë
Prishtinë, 14 shkurt - Nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, sot në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, do të bëhet nisja e kontigjentit të dytë të ndihmave nga Kosova, kontribut i disa bizneseve vendore, ne drejtim te zonave te permbytura ne Levan, në Qarkun e Fierit.
Ndihma këtë herë konsiston në : 200 krerë bagëti, ushqime, veshmbathje, miell si dhe ushqim për kafshët.