Bizneset nga Kosova drejt bashkëpunimit me bizneset e diasporës
Prishtinë, 21 mars - Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, me organizim të përbashkët të Ministrisë së Diasporës, Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Diasporës, Odës Amerikane në Kosovë, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht KIESA-s si dhe me përkrahjen e UNDP është duke marrë pjesë në vizitë e bizneseve kosovare në diasporë.
Në këtë vizitë janë duke marrë pjesë një numër i bizneseve të suksesshme nga Kosova janë duke marr pjesë në këtë vizitë dhe janë pritur nga biznese të diasporës shqiptare.
Në kuadër të kësaj vizite është mbajtur edhe takimi i përbashkët nga Kosova dhe Austria ku janë prezantuar bizneset e Kosovës si dhe janë hapur mundësi të reja të bashkëpunimit.
Po ashtu, janë vizituar edhe disa nga bizneset e suksesshme të diasporës shqiptare në Austri si Blakaj Fenster und Turen, Tolaj GmbH dhe Immobilienverwetung GmbH.
Si rezultat i këtij forumi pritet që të nënshkruhen kontrata për bashkëpunim ndërmjet bizneseve nga Kosova, ato të diasporës dhe bizneseve austriake në fusha të ndryshme, ndërsa grupi do të vazhdojë vizitën në formatin e njëjtë në ditët në vazhdim edhe në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë.