Bizneset në Qipro po mbyllen për shkak të krizës

Nikozia, 28 mars - Ndërmarrjet në rajonin Paphos të Qipros po fillojnë të mbyllen për shkak të krizës financiare, deklaroi dje Presidenti i Shoqatës së inxhinierëve dhe arkitektëve të Paphos, Chryzostom Italos.
Sipas fjalëve të tij, industria kohët e fundit është intensifikuar në mënyrë të ndjeshme, pavarësisht krizës ekonomike të viteve të fundit, por vendimi i Grupit Evropian lidhur me taksën mbi llogaritë bankare \"krijoi një situatë krejtësisht të re\", - madje edhe ata që kanë para, nuk mund t\'i përdorin ato ose i humbën.