Bizneset në Parkun Industrial do të jenë përfitues të Fondit
Drenas, 5 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga ministri i Financave, Besim Beqaj, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj dhe kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, vizitoi Parkun Industrial në Drenas.
Me këtë rast Kryeministri Thaçi vizitoi firmat prodhuese të ashensorëve, të përpunimit të letrës dhe atë të barnave dhe medikamenteve. Ai u interesua për kushtet e punës dhe plasmanin e produkteve të tyre.
Sot me të vërtet jam jashtëzakonisht krenar duke parë punën e këtyre njerëzve të biznesit këtu në qendrën e biznesit kosovarë në Drenas. Tani këtu janë hapur shumë biznese të reja, biznese këto drejtëpërdrejtë në prodhim, biznese që kanë hapur vende të reja të punës", theksoi kryeministri Thaçi.
Në park sipas tij vërehet një standard shumë i lart dhe modern i biznesit kosovarë. Po gjithashtu një standard i bashkëpunimit dhe partneritetit të thelë të biznesit kosovarë me atë të biznesit ndërkombëtar. Kjo është shembull e një mini qendre apo zonës së lirë ekonomike këtu në Drenicë.
"Këtu janë krijuar vendet e reja të punës dhe në të njëjtën kohë do të theksoi se me të gjitha afaristët që i takova sot së bashku me ministrat dhe me kryetarin e Odës Ekonomike diskutuam edhe për mundësinë që gjithë këta të jenë përfitues potencial nga Fondi i punësimit dhe zhvillimit, një fond prej një miliard eurosh."
"Sepse kanë një performancë shumë të mirë, janë drejtë për drejtë në prodhim, kanë krijuar vende të reja të punës në të njëjtën kohë paguajnë punëtorët shumë mirë, prandaj do të jenë përfitues potencial të Fondit për punësim dhe zhvillim", tha kryeministri Thaçi.
"Nga ky fond do të fitojnë të gjithë ata njerëz të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme por edhe ndërmarrjeve të mëdha që me të vërtetë kanë performancën e mirë, janë në prodhim dhe krijojnë vende të reja të punës. Qeveria do të mbështesë plotësisht këto ndërmarrje, tha kryeministri Thaçi.