03 Maj 2024

Bizneset në Kosovë në krizë financiare

Prishtinë, 16 mars - "Komuniteti i biznesit ballafaqohet me shumë vështirësi dhe sfida të cilat ndikojnë në afarizmin e tij dhe pa zgjidhjen e të cilave nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik", vlerësoi sot kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Në konferencën për media kryetari Gërxhaliu vlerësoi se zgjedhja e Qeverise së re ka hap mundësinë qe t`i adresojmë në baza te rregullta problemet dhe sfidat qe i ka biznesi.

“Është shqetësues fakti qe ne jemi në fund të listave të institucioneve kredibile siç është Banka Botërore,  qe e analizojnë ambientin biznesor, sidomos nëse e marrim parasysh faktin qe vendet fqinje janë ne krye te këtyre listave. Kosovës i duhet me shume se kurrë rritja e qëndrueshme e sektorit privat dhe e investimeve qofte te brendshme qofte te huaja dhe ne procesin e shtet ndërtimit, kur pretendojmë me e rrit nivelin e shpenzimeve publike – ne duhet te kthehemi dhe te trajtojmë prioritetet e zhvillimit te qëndrueshme ekonomik qe mund te gjenerohet vetëm nga sektori privat”, tha kryetari i OEK-ut.

Ai paralajmëroi se do të bisedohet me Qeverinë dhe do te behët presion qe reforma ekonomike dhe politikat zhvillimore janë prioritet.

“Prioritet mbi prioritete qe do te ndikon ne zhvillim, ne imazh dhe ne shume segmente është qe Kosova ne dy vitet e ardhshme te behët top-vendi reformues ne aspektin ekonomik. Adresimi i problemeve qe ne i kemi mbledh ne shoqata dhe njësitë tona rajonale, është vetëm pikënisja e një dialogu qe do te shërbejë si platformë edhe për punën e Këshillit Nacional Zhvillimor”.

Gërxhaliu theksoi se licencat, lejet e punës dhe ndërtimit , taksat lokale te pa harmonizuara, barrierat ne raport me vendet e CEFTA-s, prokurimi publik, ekonomia jo-formale, krimi ne Veri, janë bërë simbole te imazhit te ekonomisë se Kosovës.

Për të tejkaluar këtë gjendje OEK-u ka propozime konkrete, tha kryetari Gërxhaliu.

“Te krijohet Agjencia Kombëtare për Regjistrim dhe Licencim te veprimtarive biznesore, e cila duhet të përfshi regjistrimin e biznesit, licencimin e veprimtarisë, pajisjen me numër fiskal, pajisjen me certifikate për eksport-import, pajisje me certifikate te TVSH-se, etj. Te funksionalizohet Këshilli Kombëtar per Zhvillim Ekonomik dhe te përcaktohet agjenda e prioriteteve te zhvillimit dhe reformës ne ekonomi”.

Prioritete mbeten edhe hartimi i planit nacional zhvillimor, fillimi i negociatave me investitorë strategjike për fushat ku kemi përparësi krahasuese dhe të kryhet në mënyrë efikase dhe transparente procesi i privatizimit te ndërmarrjeve Publike.

Sekretari i Përgjithshëm i Odës, Berat Rukiqi i njoftoi rreth projektit “Zëri i Biznesit” i cili merret me vlerësimin e shqetësimeve dhe problemet me te cilat ballafaqohet biznesi dhe propozon zgjidhje për tejkalimin e tyre.

Rrukiqi ka pohuar se një nder problemet e bizneseve janë procedurat e tejëzgjatura për leje ndërtimi, taksa të larta komunale për leje pune dhe problemet e ndarjes territoriale në mes të komunës së Prishtinës, Graqanicës dhe Fushë Kosovës.

Po ashtu sipas tij edhe mos implementimi i marrëveshjes së CEFTA-së, favorizim i prodhuesve të huaj në tenderë publik (tenderët publik me specifikacione që kryesisht ju përshtaten prodhuesve të huaj)  si dhe konkurrenca jolojale pengesë për zhvillimin e bizneseve janë problemet qe bizneset hasin në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)