15 Nëntor 2024

Bizneset në Britani mbështesin vazhdimin e anëtarësimit në BE

Londër, 16 mars - Përfaqësuesit e biznesit në Britani mbështesin vazhdimin e anëtarësimit në BE.

Konfederata e Industrisë Britanike (KIB) bëri të ditur të martën se nga sondazhi shumica e kompanive të saj mbështet vazhdimin e anëtarësimit në BE.

80 për qind e kompanive dhe organizatave anëtare që morën pjesë në sondazh thanë se qëndrimi në BE është në të mirë të bizneseve të tyre, 5 për qind thanë të kundërtën dhe 15 për qind nuk ishin të sigurt.

KIB-ja është organi më i lartë përfaqësues i industrisë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfaqësuar kompani që punësojnë 7 milionë punonjës ose një të tretën e fuqisë punëtore private në Britani.

Organizatat dhe kompanitë nga sektori arsimor, profesional shkencor e teknik ishin më shumë pro qëndrimit në BE (83 për qind), pasuar nga të anketuarit nga sektori i prodhimit dhe i shërbimeve (78 për qind) dhe sektori i ndërtimit (77 për qind).

Ndërkohë, kompanitë e mëdha (81 për qind) ishin më pro qëndrimit në BE në krahasim me kompanitë e mesme dhe të vogla (65 për qind).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)