07 Nëntor 2024

Bizneset mund të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes në Kosovë

Prishtinë, 5 qershor - Në vazhdimësi të mbështetjes së Ambasadës Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane kishte nderin të mirëpresë në një tryezë diskutimi Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Gregory Dealwie.

Ambasadori Delawie u shpreh se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, sepse votuesit do të jenë ata që do të përcaktojnë rrugën e saj drejt prosperitetit, duke shtuar se të gjithë pajtohen për një destinacion të vetëm: të shohin Kosovën si shtet sovran, të pavarur, në paqe me shtetet fqinje dhe të integruar tërësisht në komunitetin Evropian dhe global.

Delawie theksoi tri prioritetet e tij kryesore si Ambasador i SHBA-së në Kosovë: sundimi i ligjit, siguria rajonale dhe zhvillimi ekonomik si dhe përparimin që secila prej tyre ka shënuar.

“Kalimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ishte një hap i madh për të luftuar korrupsionin; ne kemi parë një rritje të numrit të arrestimeve për shkelje dhe keqpërdorim të detyrës. Luftimi i ekstremizmit ka qenë i suksesshëm dhe në fund, ne kemi mbështetur zhvillimin e bizneseve të vogla dhe kemi promovuar mundësitë për eksport”, tha Ambasadori Delawie. Sidoqoftë, sipas Delawie, korrupsioni dhe niveli i papunësisë ende dominon në Kosovë.

Çështjet të cilat u ngritën nga anëtarët e Odës Amerikane ishin kryesisht të ndërlidhura me sundimin e ligjit, korrupsionin, gjendjen politike jostabile, mungesën e fuqisë së kualifikuar të punës dhe nevojën për një gjykatë komerciale, çështje të cilat sipas tyre, vazhdojnë të pengojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë. Gjatë pjesës së diskutimit, anëtarët patën mundësi poashtu të marrin përgjigje dhe sugjerime nga Ambasadori rreth pyetjeve dhe çështjeve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)