16 Nëntor 2024

Bizneset kroate vazhdojnë të përkrahin ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 16 shtator - Në ditën e dytë të Forumit Ekonomik Kosovë Kroaci sot në Prishtinë u theksua se Kroacia dhe bizneset e saj do të vazhdojnë fuqishëm të përkrahin Kosovës dhe ekonominë e saj, se këmbimi aktual tregtar është akoma shumë nën mundësitë reale dhe se ka vend dhe nevojë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Ditën e parë të qëndrimit të bizneseve nga Kroacia në Kosovë përfaqësuesit e institucioneve të vendit i njoftuar lidhur me legjislacionin në fuqi dhe mundësitë e investimeve në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, SafetGërxhaliu duke hapur takimin plenar theksoi se Kosova dhe Kroaci si dy vende mike kanë marrëdhënie shumë të mira politike të cilat fatkeqësisht nuk janë duke u përcjell me marrëdhënie ekonomike të nivelit të njëjtë.

Ai theksoi se ekziston disbalans në këmbimet tregtare në mes të dy vendeve në dëme të Kosovës dhe se ky Forum Ekonomik ka për qëllim përveç tjerash edhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve dhe bizneseve të tyre.
Kryetari Gërxhaliu u angazhua për angazhimin maksimal t[ qeverive të dy vendeve për të krijuar kushte sa më volitshme për të bërë biznes.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Lluka Buriloviq pasi që theksoi bashkëpunimin e suksesshëm në mes të Odave Ekonomike të Kroacisë dhe Kosovës tha se Kosova dhe Kroacia janë dy vende mike , të lidhura me të kaluarën historike të mirëkuptimit të dy popujve , ndërsa Kroacia është ndër vendet e para që e kanë njohur Kosovës e pavarur.

“ Kemi dëshirë që në një reflektim të tillë pozitiv të zhvillohet edhe bashkëpunimi ekonomik  dhe që ky bashkëpunim të intensifikohet në të gjitha lëmi me interes të përbashkët. Pakica kom,b[tare kroate në Kosovë dhe ajo shqiptare në Kroaci me angazhimin e vet mund të i kontribuojnë lidhjes së më tejme të dy shteteve tona.”, tha kryetari Burilloviq.

Ai theksoi se marrëdhëniet e mira tradicionale nuk janë duke u përcjell me rezultate të tilla në bashkëpunimin ekonomik.
“ Këmbimi i tanishëm tregtar është modest, eksporti kroat në vitin 2014 ishte 69.7 milion euro ndërsa eksporti i Kosovës në Kroaci 2.5 milion euro. Mu për këtë konsiderojmë se ka vend dhe mundësi që ky bashkëpunim të jetë shumë më i lartë krahasuar me indikatorët aktual”, tha Burilloviq.

Ai theksoi se Oda Ekonomike e Kroacisë do tu drejtohet odave ekonomike të vendeve të regjionit që bashkërisht të përkrahin anëtarësimin e OEK-ut në Asociacionin e Odave Ekonomike të Evropës.

Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Kosovë, ZoranVodopija theksoi angazhimin dhe përkrahjen të cilën vendi i tij ia ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj dhe theksoi përcaktimin që edhe në të ardhmen, si vend anëtar i Unionit Evropian do të përkrahin vendin tonë.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci – Sherifi shprehu kënaqësinë se në këtë forum janë tubuar një numër kaq i madhe i kompanive kosovare dhe kroate dhe shprehu bindjen se ky do të jetë një kontribut shtesë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Zhvillimi ekonomik mbetet njëri ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës tha me këtë rast zëvendës ministrja e zhvillimit ekonomik, Besa Zogaj- Gashi duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Forumit.

Ai foli lidhur me prioritet e Qeverisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik theksoi se ndër prioritet janë krijimi i kushteve të të bërit biznes, lëmi i energjisë, telekomunikacionit, shoqërisë informative dhe tjera.

Me këtë rast kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Kroacisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit në mes të arbitrazheve të përhershme pranë dy odave.

Delegacionin e Odës Ekonomike të Kroacisë i kanë pritur ministri i infrastrukturës, LutfiZharku, ministrja e tregtisë dhe industrisë Hykmete Bajrami dhe në ora 14 është paralajmëruar pranimi të kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)