17 Nëntor 2024

Bizneset kosovare ndihmojnë Shqipërinë me 14 kamionë me ndihma

Tiranë, 7 shkurt - Një delagacion i Dhomës Kombëtare Shqiptare, Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe bizneseve të ndryshme, dërguan një konvoj me 15 maune me produkte të ndryshme ushqimore dhe veshmbathje. Këto janë siguruar nga AKB-ja dhe bizneset e Kosovës për popullatën në zonat e përmbytura të Shqipërisë së jugut.

Pastaj kryetari i DHKT dhe AKB-së Agim Shahini dhe bizneset që dhuruan ushqime dhe veshmbathje, kanë marr pjesë në Tiranë në takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama me sipërmarrrësit shqiptar.

Agim Shahini, kryetar i DHKT-së e AKB-së, tha se  kanë arritur që në bashkëpunim me bizneset nga Kosova të sigurojnë ndihma  për popullatën e rrezikuar shqiptare.

Sipas tij kjo është ndihmë fillestare dhe për të cilat duhet falënderuar bizneset që i janë përgjigjur pozitivisht  ndihmave për popullatën e Shqipërisë.

"Inkurajojmë edhe bizneset tjera që të japin ndihma për njerëzit që kanë nevojë. Janë mijwëa pako që ne sot dërguam në Shqipëri për ata të cilët kanë nevojë", tha Agim Shahini. 

Ai tregon se ndihmat u mblodhën në kuadër të një nisme të ndërmarrë nga Ambasada e Shqiprisë në Kosovë dhe ftesës së kryeministrit shqiptar.


ai shtoi se ishte një kërkesë e biznesit kosovar dhe individëve për të përkrahur vëllezërit tanë këtej kufirit dhe përkrahja sërish do të vazhdoi nga bizneset që do të kontribuojnë me donacione, duke kujtuar se ishte Shqipëria ajo që i doli në ndihmë kosovarëve në vitin 1999.

"Ishte ky një moment që ne t’i përgjigjemi ftesës së atyre njerëzve që sot janë në shi, që kanë humbur shtëpitë dhe bagëtinë dhe ndihmat do tw vazhdojnë. tha kryetari Agim Shahini.

"Bizneset kur të fitojnë nga konsumatorët gëzohen shumë, por tash ka ardhur momenti që të gëzohen tash duke iu dhuruar atyre ndihma që kanë nevojë", tha Shahini.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, tha se  kanë thirrur këtë takim pas situatës së krijuar dhe përmbytjeve në jugë të vendit dhe për tu dalë në ndihmë banorëve të këtyre zonave.

“Moti pati një tërbim që nuk mbahej mend në ato zona. Për ne ishte jetike të angazhoheshim ndaj rreziqeve që sillte përballja me motin”, tha kryeministri

Ai falënderoi sipërmarrësit shqiptar e sidomos ata nga Kosova që iu përgjigjwe pa ngurruar thirrjeve për ndihmë.

Sipas tij në këtë proces solidariteti i biznesit është jetik.

Edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosoë Qemal Minxhozi, tha se solidarizimi i bizneseve kosovare për qytetarët shqiptar të cilët janë në një situatë të vështir ka rëndësi të madhe. Ai falënderoi nga kufiri bizneset e Kosovës të cilat kanë shprehur gatishmëri që të mbështesin vllezërit e tyre shqiptar.

Luan Bregasi, nënkryetar i DHKT-së, falënderoi bizneset kosovare për përkrahjen.  Sipas tij kolona e gjatë e maunave  tregon për gatishmërinë e  bizneseve që do të ndihmojnë sado pak për të kaluar këtë fatëkeqsi natyrore"
 
Bizneset mbështetse janë Devolli Group, Devolli Company, Elkos, Besimi, Solid, Pestova, Apetiti, Euro Komerc, Fruti, Trokardo etjera

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)