05 Nëntor 2024

Bizneset kosovare ballafaqohen me sfida në shfrytëzimin e përfitimeve të MSA-së

Prishtinë, 1 prill – Ka shumë përfitime që dalin nga Marrëveshje e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ekonominë e Kosovës, megjithatë rritja e eksporteve kosovare në drejtim të tregut të BE-së është ende larg niveleve të dëshiruara. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e titulluar "Rritja e përfitimeve të BE-së" ku u diskutua në lidhje me përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA, por edhe përfitimet në aspektin ekonomik nga kjo marrëveshje.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se kjo marrëveshje përbënë një kornizë mjaft të vlefshme që duhet të shfrytëzohet nga ana e bizneseve të sektorëve të ndryshëm, duke theksuar se pritshmëritë kanë qenë shumë më të larta në kohën kur është nënshkruar.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se arritja e kësaj marrëveshjeje e cila është e para kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian parasheh mes të tjerash fuqizimin e demokracisë, rritjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare, promovimin e bashkëpunimit rajonal, e poashtu edhe zhvillimin ekonomik.

Ministrja Hoxha tha se zbatimi i gamës së gjerë të reformave që përfshijnë përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së si dhe rritja e qasjes së bizneseve në tregun evropian janë kyçe në maksimizimin e benefiteve që dalin nga MSA.

Ministrja Hoxha shtoi se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të koordinojë zbatimin e obligimeve që dalin nga zbatimi i MSA-së si dhe Agjendën për Reforma Evropiane duke shtuar se kjo marrëveshje tashmë ka rezultuar në zhvillime pozitive direkte si dhe indirekte duke përmendur rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, investimeve të huaja, dhe të hyrave buxhetore.

Përfaqësuesit e bizneseve që ishin pjesë e panelit folën për sfidat dhe mundësitë me të cilat ata përballen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim dh Asociim (MSA), duke dhënë edhe rekomandimet e tyre lidhur me atë se çfarë duhet të bëjnë institucionet e shtetit për të ndihmuar në informimin më të mirë të bizneseve për përfitimet e MSA-së si dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)