07 Maj 2024

Biznesët kërkuan të liberalizohet procesi i fiskalizimit

Prishtinë, 1 dhjetor - Ministri i Financave , Bedri Hamza, është takuar sot me kryetaret e asociacioneve te biznesit, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, Kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa dhe Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Në këtë takim u bisedua për një varg çështjes të cilat kanë të bëjnë me forcimin e mëtutjeshëm të partneritetit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe këtyre asociacioneve, me qëllim të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes dhe krijimin e rrethanave sa më të favorshme për biznesin vendor.

Ministria e Financave në këtë drejtim është duke punuar intensivishtë në finalizimin e pakos fiskale e cila konsiston në lirimet doganore për lëndët e para dhe të ambalazhit, pastaj lirimet për pajisjet e IT-së, zvogëlimin  e kamatave për borxhet ndaj ATK-së, thjeshtësimin e procedurave gjatë importit dhe eksportit, si dhe ndryshimin e  pagesës së akcizës për duhan me rastin e importit.
 
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për riorganizimin e Bordit për Rishqyrtimin e Ankesave, që do të shndërrohet në një divizion në kuadër të sistemit gjyqësor, i cili do të përshpejtojë kohën e shqyrtimit të ankesave.
 
Ministria e Financave përmes ligjeve të reja të pakos fiskale për herë të parë do të aplikohen edhe marrëveshjet për zgjidhjen e kontesteve në mënyrën alternative.
 
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për procesin e fiskalizimit të bizneseve me arka fiskale me theks që ky proces të liberalizohet plotësisht.

Ndërsa sa i përket kostos për mirëmbajtjen e arkave fiskale duhet që të zbatohet kontrata që operatorët kanë me institucionet, e cila dhe do të monitorohet.

Në këtë drejtim Ministria e Financave do të punojë që edhe shpenzimet telefonike më të cilat ngarkohen bizneset gjatë dërgimit të informacioneve nga pajisjet elektrofiskale të kalojnë në buxhetin e institucioneve shtetërore.

Konkludim i përbashkët i Ministri të Financave Bedri Hamza dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit nga ky takim ishte se masat të cilat janë duke u ndërmarrë nga Ministria e Financave janë plotësisht në favor të bizneseve dhe se  bashkëbisedimi dhe debati në mes të Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit është rruga më e mirë për krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)