17 Nëntor 2024

Bizneset kërkojnë partnerit me te ngushtë me qeverinë

Prishtinë, 3 prill - Kryetari i Odës Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu tha sot se me programin e Qeverise se Republikës se Kosovës i jepet prioritet zhvillimit ekonomik te vendit dhe per te realizuar këtë program duhet një partneritet i ngushte me mes sektorit publik dhe sektorit privat.
 
“Janë tri parime kryesore qe ka ky program, është zhvillimi ekonomik, punësimi dhe mirëqenia. Këto janë tri shtylla qe i duhen Kosovës si kur me parë dhe besoj se qe te arrihen këto tri synime duhet një partneritet i ngushte me mes sektorit publik dhe sektorit privat.

Nëse mendohet për punësim dhe mirëqenie sociale besoj qe sektori privat është ai qe duhet te jete shtylle e arritjes se te këtyre objektivave. Mirëpo besoj gjithashtu se eshte koha te kemi një dialog konstruktiv i cili me qellim te zhvillimit dhe jo i kritikave te pa argumentuara”, tha kryetari i Odes.

Ai u angazhua per hartimin e legjislacionit i cili do te jete ne funksion te zhvillimit ekonomik, përmes te cili dëshirohet te arrihet kualiteti social, qëndrueshmëria ekonomike, te përshpejtohen proceset integruese dhe mbi te gjitha te përmirësohet imazhi i Kosovës dhe perceptimi i Kosovës .

Hikmete Bajrami, ministre e tregtisë dhe industrisë tha se Qeveria përpos hartimit të programit qeveritar ka ndërmarr një sërë aktivitetesh.

“ Ne i kemi hapur dyert për bizneset, po dëgjojmë për barrierat e juaja, tani kemi një pako fiskale te re e cila ka ardhur nga Ministria e Financave dhe besoj se është mirëprit nga ana e secilit prej jush, sepse përmirëson ambientin e biznesit . Ne në kuadër te MTI-se po punojmë shume qe te përmirësojnë te gjitha shërbimet qe i kemi në mandat për të ju ofruar bizneseve. Ne po punojmë shume qe ne fakt te ju tregojmë te gjithë juve qe ambienti i biznesit nuk guxon edhe me tej te mbetet peng i individëve te cilët kane keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare, andaj kemi ftuar te gjithë komunitetin e biznesit dhe te tjerët qe nga dita e parë që të janë sa më bashkëpunues”, tha ministresha Bajrami.

Duke thene se e dinë qe krijimi i vendeve te punës dhe rritja ekonomike vjen nga sektori privat, Bajrami tha se komuniteti i biznesit është shumë i rëndësishëm dhe se janë prioritet në planin e Qeverisë 2015-2018 dhe edhe ne strategjinë qe po përpilohet.

“Kemi mbajtur takime me te gjitha shoqatat e biznesit dhe me odat ekonomike dhe kemi kërkuar ata që të janë sa me proaktiv dhe te janë pjesëmarrës ne përgatitjen e ligjeve, te sjellin sugjerimet dhe propozimet dhe ato sugjerime, aq sa është e mundshme, aq sa lejon korniza ligjore do ti marrim parasysh”, tha ministresha Bajrami.

Avdullah Hoti, ministër i financave foli për aktivitetin ligjor dhe aktivitet tjera te cilat lidhem ne fushëveprimin e kësaj ministrie dhe theksoi përcaktimin qe te krijohen kushtet sa me te volitshme për te berit biznes.

“Pjesa me e madhe e programit qeverisës është ne fushën e ekonomisë. Ne forumet e ndryshme ne kemi pas rastin qe ta prezantojmë këtë program, por tash jemi ne situate kur kemi filluar ta implementojmë atë. Kemi marr prej ditës se pare shume seriozisht dhe me dinamik bukur te madhe propozimet dhe sugjerimet e komuniteti te biznesit dhe i kemi bere tri ligjet bazike te pakos fiskale. Këto ligje kane kaluar ne Qeveri dhe tash janë ne Kuvend. Besoj se shume shpejte do te kalojnë dhe ne pjesën e dyte te këtij viti do te fillon implementimi i tyre dhe do te prodhojnë efekte për ekonominë”, tha ministri i fiancave.
 
Ai theksoi se nga këndvështrimi i Qeverise është dashur te balancohet ne mes të nevojave buxhetore te cilat i ka shteti, qe aprovimi i ligjeve mos te ndikon ne te hyrat buxhetore dhe ne te njëjtën kohe te ofroj stimuj për zhvillim ekonomik.

“Me ligjin e TVSH-se është propozuar ulja e pragut te TVSH-se, përshkallëzimi, pranimi i shpenzimeve qe i bëjnë bizneset për trajnim të punëtorëve,  për shujta te punëtorëve dhe plote ndryshime tjera dhe një ndryshim shume i madhe heqja e TVSH-se prej te gjitha makinerive qe përdoren pre prodhim”, tha ministri Hoti.

Ai tha se kujdesur që gjate hartimit te këtyre ligjeve që diskrecioni i ministrit te jete ne harmoni me direktivat evropian.

“ Përveç reformës ligjore ne jemi duke punuar edhe një reforme tjetër e cila është e përditshme. Te dhënat për informalitet nga këndvështrimi i Qeverise janë me te vërtetë shqetësuese, është gati një e treta e qarkullimit total qe i takon sektorit jo formal te ekonomisë dhe tash mundohemi te ndërtojmë strategji e veprime komplete qe bëjnë me te lehte dhe me te leverdishme për bizneset te operojnë ne sektorin formal, jo përmes ndëshkimeve por përmes stimujve sektorit formal”, tha Hoti.

Ministri Hoti tha se vendimi për faljen e borxheve ka has edhe ne kritika por edhe përkrahje, por ne baze te analizave qe i kane bere institucionet e pavarura nga Qeveria ka dale qe ky ne përgjithësi ka me qene vendim qe ka me i ndihmua qytetaret dhe bizneset.

Ministri i financave tha se janë diku rreth 800 milion euro qe shkojnë përmes prokurimit publik dhe theksoi se janë duke e finalizuar platformën për prokurim elektronik qe një here e përgjithmonë me e eliminuar diskrecionit e zyrtarit për prokurim publik  karshi vlerësimit te ofertës , por qe gjë te jete transparente dhe edhe vet bizneset te janë vlerësues te përmbushjes se kritereve.

Ai kërkoi nga te pranishmit qe te japin propozime dhe sugjerime lidhur me avancimin dhe implementimin me te suksesshëm te marrëveshjeve te nënshkruara me Shqipërinë ne mënyrë qe ne mbledhjen e ardhshme te dy qeverive te krijon kushte ato te behën pjese e marrëveshjeve dhe politikave qeveritare.

Ai kërkoji qe bizneset te japin propozimet e veta edhe sa i për ketë raporteve me Maqedoninë te cilat do te prezantoheshin ne mbledhjen e përbashkët te te dy qeverive e cila do te mbahet shpejte.

Pas fjalimet te ministrave te pranishmit prezantuan probleme dhe vështirësitë me te cilat ballafaqohen në të bërit biznes dhe kërkuan që në politikat ekonomike Qeveria ti këtë parasysh këto kërkesa dhe rekomandimet të cilat bazohen në realitetin e te berit biznese ne Kosove.




 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)