06 Nëntor 2024

Bizneset informohen rreth Ligjit mbi Sponsorizime

Prishtinë 20 mars - Me qëllim të informimit më të mirë të bizneseve mbi dispozitat e legjislacionit të ri dhe përfitimet e sponsorizuesve, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilloi një tryezë diskutimi radhës rreth Ligjit mbi Sponsorizime.

Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se ministria që ai drejton në vazhdimësi ka qenë e përkushtuar në avancimin e kornizës ligjore, duke përmendur mbështetjen financiare dhe materiale të aktiviteteve kulturore e sportive përmes sponzorizimeve dhe reklamave, të cilat reflektojnë në zhvillimin e bizneseve.

Ai përmendi hapat e ndërmarrë në nxjerrjen e rregullores e cila lehtëson zbatimin e këtij ligji dhe themelimin e komisionit që e vërteton sponsorizmin, duke shtuar se do të arrihet edhe kordinimi me ministrinë e financave që të harmonizohet ky ligj.

Ai tha se vazhdimisht do të mbahen aktivitete të tilla që bizneset të informohen më shumë rreth dispozitave të këtij ligji si dhe anën teknike të tij.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, tha që me ose pa një ligj që rregullon përfitimet e mundshme, bizneset në vazhdimësi kanë përkrahur aktivitetet kulturore dhe sportive, duke mirëpritur kështu hyrjen në fuqi të Ligjit mbi Sponsorizimet.

Nahit Sharku, Zëvendësdrejor i përgjithshëm i ATK-së, tha se bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Ministrisë së Financave dhe ATK-së do të ndihmojë në sqarimin e ndryshimeve tatimore në komunitetin e biznesit në mënyrë që bizneset të jenë të sigurtë në procesin e sponsorizimit.

 Ai tha se ATK do të vazhdojë të kontribuojë në mosdëmtimin e bizneseve në këtë proces, duke shtuar se pakoja fiskale do të përfundohet në fund të qershorit 2018.

Ndërsa Driton Latifi, nga Banka TEB, tha se ky ligj do të ketë impakt të madh në zhvillimin e bizneseve, e poashtu do të rritë edhe interesin e investimeve në Kosovë.

Gresë Rexhepi, nga kompania PwC e njëherit edhe kryesuese e komitetit tatimor të Odës Amerikane, sqaroi se zbritja 30% nga Ligji për Sponsorizim parasheh që zbritja të bëhet prej tatimit në fitim e jo prej fitimit të tatueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)