Bizneset gjermane të shqetesuara me jostabilitetin politik në Kosovë
Berlin, 8 tetor - Në vazhden e aktiviteteve të Odes Ekonomike të Kosovës për fuqizimin e përfaqësimit te komunitetit biznesor të vendit dhe ndërtimit të partneritetit te Odes Ekonomike të Kosovës me institucione dhe organizatra kredibile shteterore dhe biznesore nga hapesira gjermanofolese, sidomos tani në fazen e fundit te anetaresimit te Kosoves ne Asociacionin me te madh dhe me perfaqesues boteror te odave ekonomike Eurochambres, nje delegacion i Odes Ekonomike te Kosoves, me perkrahje te Ambasades te Republikes te Kosoves ne Berlin, po qendron per vizite zyrtare ne Gjermani.
Në takime të ndara me shoqatat e biznesit si Unioni i Odave Tregtare te Gjermanise DIHK, Komiteti Lindor i Ekonomise Gjermane OstAuschuss dhe Oden Ekonomike te Berlinit IHK Berlin, Kryetari Gerxhaliu falenderoj drejtuesit e ketyre shoqatave, qe perfaqesojne 90% te ekonomise gjermane, per perkrahjen institucionale per promovimin e bashkepunimit ekonomik Kosove-Gjermani dhe te nderkombetarizimit te aktiviteteve te Odes Ekonomike te Kosoves, sidomos ne Gjermani dhe ne vendet e tjera Evropiane.
Kryetari Gerxhaliu dhe Ambasadori i Kosoves ne Republiken Federale te Gjemranise, Skender Xhakaliu prezantuan rreth gjendjes ekonomike në Kosovë, mundesive per investime dhe mundesive per partneritet në projekte te bashkepunimit bilateral por edhe regjional ne te gjitha aspektet e bashkepunimit ekonomik.
Në anen tjeter ne te gjitha takimet me drejtuesit e ketyre shoqatave u premtua angazhimi per promovim te mundesive per investime ne Kosove, por shqetesues per ta mbetet fakti i jostabilitetit politik ne Kosove, sidomos tani me bllokaden e Parlamentit dhe jetes institucionale ne vend si dhe siguria juridike dhe sundimi i ligjit qe paraqet rrezik per cdo investim potencial gjerman ne Kosove.
Vlen te theksohet shqetesimi i Drejtorit te Komitetit Lindor te ekonomise Gjermane Ost Ausschuss, Dr. Rainer Lidner, qe njeherit eshte pika referuese e Qeverise Gjermane per bashkepunim ekonomik me vendet e Ballkanit Perendimor, i cili ne cilesine e mikut dhe partnerit afatagjate te Odes ekonomike te Kosoves, shprehi brengosjen e thelle me situaten aktuale politike ne Kosove, qe vazhdimisht po perqon sinjale krize dhe rritje mosbesimi te investitoret gjerman dhe me gjere.
Delegacioni i Odes Ekonomike te Kosoves zhvilloj takim edhe me perfaqeuesit e firmes gjermane Bilfinger e cila prezantoi idete dhe mundesite per zhvillimin e projektit te tyre per prodhim te energjise si pjese e revitalizimit te blloqeve te Termocentralit Kosova A. Kryetari Gerxhaliu kerkoj nga drejtuesit e kompanise Bilfinger te bashkepunojne me Oden Ekonomike te Kosoves dhe institucionet vendore ne ofrimin e nje qasje konstruktive qe mundeson zhvillimin e ketij projekti ne menyre te strukturuar dhe duke adresuar qarte mundesite, benefitet, kostot, aspektet ligjore dhe aspektet financiare qe mundesojne implementim te shpejte te ketij projekti te rendesishem per sektorin energjetik te vendit.
Nje projekt i tille ka rendesi te bashkepunimit ekonomik me Gejrmanine por edhe aspektit strategjik si prezantim i nje suksesi ne investime qe mund te nxit shume efekte pozitive multipliaktive.
Fokus i vizites ne Gjermani te Odes Ekonomike te Ksooves ishte edhe avancimi i partneritetit me institucionet gjermane per fuqizim te arsimit profesional ne Kosove, si e vetmja mundesi per reforme ne edukim dhe pergaditje te fuqise punetore per tregun e punes.
Ky segment ishte teme e diskutimit me Konfederaten e Ndermarrjeve te Vogla te Gjermanise qe ofrojne trajnime dhe certifikime profesionale per fuqine punetore te te gjitha kompanive gjermane te cilet premtuan mbeshtetje institucionale per Oden Ekonomike te Kosoves ne perpjekjet per zhvillimin e modelit per arsim profesional ne Kosove, qe mundeson edukim te duhur te fuqise punetore.
Takimi ne fjale ishte i rendeishem edhe per faktin qe ne Gjermani eshte duke u pergaditur ligji qe mundeson punesimin e rreth 20 000 te rinjeve nga Ballkani Perendimor, ku edhe Kosova mund te dergoje fuqi punetore te kualifikuar.
Gerxhaliu beri apel ne kete takim, por edhe ne takimet tjera per perkrahje te biznesve gjermane per liberalizim te vizave per Kosoven qe do te nxiste mobilitetin me te shpejte te kapitalit, teknologjise dhe fuqise punetore.
Ne takimet tjera me bizneset nga Diaspora Kryetari Gerxhaliu dhe ambasadori Xhakaliu ofruan mbeshtetje te plote per iniciativat e diaspores per investime ne Kosove, duke promovuar edhe aspektet pozizive nga ndryshimet e fundit ne politiken fiskale ne vend.
Vlen te theksohet qe Kryetari Gerxhaliu ne menyre te vecante e pergezoj ambasadorin Xhakaliu per Cmimin Nderkombetar per Mbeshtetje te procesve integruese evropiane.