16 Nëntor 2024

Bizneset familjare ekspozojnë produktet me fondet e BE-së

Prishtinë, 28 maj - Në Prishtinë, sot është organizuar një panair tregtar, për realizimin e fazës së dytë të projektit të stabilizimit të komuniteteve i cili është financuar nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, në panair tha se është mirënjohës për partnerët ndërkombëtar, Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe organizatës IOM për bashkëpunimin shumë të mirë dhe se faza e realizuar me sukses e CSP-së është shumë e rëndësishme sepse sepse është siguruar hapja e një numri të konsiderueshëm të vendeve të punës.

"Nëpërmjet programeve ekonomike të cilët i kemi zbatuar, kemi arritur që të krijojmë vende të reja për ata që kthehen në Kosovë, por edhe për ata që janë në Kosovë dhe kanë qenë gjatë gjithë kohës, është fjalë për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë. Punësimi dhe gjendja e mirë ekonomike gjatë kthimit është një gjë shumë e rëndësishme në procesin e kthimit dhe mbijetesës.

Në këtë fazë të projektit ofrohen 310 vende pune, ndërsa 284 përfitues me orar të plotë të punës dhe gjithashtu janë miratuar 84 projekte të përbashkëta. Rreth 90 000 ishin ata që përfituan në mënyrë indirekte në këtë program. Se sa është i suksesshëm ky program, të dhënat flasin vetë ", ka thënë Ministri Jevtic.

Përfaqësuesit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, Thomas Gnocchi dhe Jorge Baca thanën se një numër i madh i produkteve në panairin e tregtisë tregon efektivitetin e programit dhe falënderuan Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, theksoi se pa Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim IOM, Ministria nuk do të kishte mundur që vetë të përballet me këtë punë të vështirë, dhe ai dëshiron të vazhdojë me këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, sepse gjithçka që është e mire, nuk duhet të ndryshohet.

Përveç kësaj zbatimin e suksesshëm të fazës së dytë të CSP-së, me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Ministria për Komunitete dhe Kthim ybaton me sukses projektin RRK4.

Kjo ngjarje shënon fundin e programit i cili ka mbështetur 233 biznese familjare të vogla dhe të mesme dhe 84 projekte për zhvillimin e komuniteteve, dhe si rezultat ka krijuar më shumë se 830 vende të reja pune në zonat e minoriteteve gjatë tri viteve të kaluara.

Ky projekt është pjesë e programit i cili ka nisur në vitin 2002 dhe që atëherë ka mbështetur mbi 2,100 biznese familjare, duke krijuar kështu më shumë se 8,000 vende pune në zonat jo të favorizuara të minoriteteve.

Përmes projektit të financuar nga BE, mbi 230 familje të komuniteteve minoritare kanë themeluar dhe zgjeruar fermat dhe serat e tyre, prodhimin e frutave, furrat, floktoret, karpentieritë dhe punëtoritë e tyre të farkëtarisë.

Përveç kësaj, projekti ka ofruar për përfituesit edhe trajnime për menaxhimin më të mirë të bizneseve, financave dhe llogarimbajtjes së tyre.

Ai po ashtu u ka ofruar atyre mbështetje në etiketimin më të mirë të produkteve të tyre, krijimin e rrjeteve me bizneset e tjera dhe në gjetjen e tregjeve të reja.

Ky projekt ka mbështetur edhe 83 iniciativa për zhvillimin e komuniteteve, të cilat kanë përfshirë përmirësimin e objekteve të sportit dhe mësimdhënies në shkollat fillore dhe të mesme, rehabilitimin e qendrave kulturore, sigurimin e instrumenteve muzikore dhe përmirësimin e infrastrukturës së fshatrave.

Programi për Stabilizimin e Komuniteteve, i financuar nga BE, ka siguruar më shumë se 830 vende pune dhe ka përmirësuar jetesën e më shumë se 65,000 njerëzve në zonat minoritare.

Ai është bashkë-financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Faza e ardhshme e këtij programi pritet të nisë në fund të vitit 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)