17 Nëntor 2024

Bizneset e politikës dhe zyrtarët, përfituesit më të mëdhenj te faljes se borxhit

Prishtinë, 8 shkurt - Vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve të qytetarëve dhe të bizneseve për periudhën 1999-2008 nga njohësit e kësaj fushe është vlerësuar me tone kritike.

Ekonomisti Xhevat Meha tha se para detyrimeve ndaj shtetit duhet të jenë të gjithë të barabartë.

“Kjo po tregon se realisht ata që janë të lidhur me pushtetin po u shmangen këtyre detyrimeve dhe nuk po bëhen përgjegjës. Kjo është një dukuri që këto biznese janë të lidhura me pushtetin dhe kanë arritur që këto borxhe që para vitit 2008 mos t’i paguajnë ende deri më sot”, u shpreh ai.

“Vetë fakti se këto biznese kanë arritur që p.sh. borxhet e vitit 2005 t’i prolongojnë për 10 vjet deri në vitin 2015, kurse bizneset e tjera nuk mund t’i shtyjnë apo prolongojnë këto borxhe as për 6 muaj, kjo është dëshmi se këto biznese janë të lidhur me pushtetin, pra me Qeverinë dhe Partitë Politike”, tha më tej Meha.

Sipas Mehës, në perëndim nuk ka gjasa që të falen borxhet, sepse atje shteti funksionon.

“Kur bëhet fjalë tek kamatat ndëshkuese nëse shteti mendon që t’ju ofrojë ndihmë bizneseve të caktuara e t’i lirojë ato, atëherë duhet të hiqen kamatat ndëshkuese, por kurrsesi nuk bën që të lirohen nga borxhi kryesor”, tha Meha.

“Ky është një sinjal shumë i keq për bizneset, sepse kjo i stimulon ato që t’i shmangen pagesës së obligimeve ndaj shtetit, ti’ prolongosh ato për një kohë dhe ndoshta më lehtë është që me korrupsion ta shtyjë pagesën për disa vite sesa që të lirohesh krejt."

"Ky është një sinjal i keq, kështu që në parim shlyerja e të gjitha kamatave ndëshkuese edhe deri tash këto edhe ato të 2014 është e lejueshme dhe është e pranueshme, por jo edhe falja e borxhit kryesor", tha Meha.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)