23 Dhjetor 2024

Bizneset e ndërtimit të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet

Prishtinë, 29 shtator - Administrata Tatimore e Kosovës (AKT) sot ka publikuar Njoftimin për tatimpagues “Mbajtja e dokumentacionit në Sektorin e Ndërtimtarisë”.  

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, me theks të veçantë aktivitete në lëmin e ndërtimit se janë të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet konform legjislacionit tatimor.

Bazuar në Planin Strategjik 2021-2025 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2021, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për trajtimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitete në lëmin e ndërtimit, me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor.

Gjatë realizimit të këtij projekti, ATK ka identifikuar se disa nga bizneset që zhvillojnë aktivitetin e ndërtimtarisë nuk janë duke mbajtur dokumentacionin sipas Ligjit.

Andaj, ATK rikujton se tatimpaguesit e angazhuar në aktivitete të kontratave afatgjate të ndërtimit, duhet të mbajnë kontabilitet të veçantë për secilin projekt.

Nëse ka kontrata të shumta në projekt, duhet të mbahet kontabilitet i ndarë për secilën kontratë brenda projektit. Për secilën kontratë, duhet të ekzistojë një kontabilitet i ndarë për të gjitha hyrjet dhe shpenzimet (për njësi matëse, si: shitjet, pagesat paradhëniet, këmbimet, etj.)

ATK do të vazhdoj me Projektin “Përmirësimi i Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë”, dhe në identifikimin e rasteve të tilla, andaj ju inkurajojmë që t'i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)