Bizneset e diasporës dhe të huaja vijnë për bashkëpunim me bizneset e Kosovës
Prishtinë, 21 nëntor - Më 25 dhe 26 nëntor 2019, në Prishtinë do të mbahet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja me qëllim të krijimit të lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar nërritjen ekonomike të Kosovës.
Ngjarja dy-ditore do të mbledhë qindra biznese të Diasporës, të huaja dhe të Kosovës në Prishtinë, ku do të marrin pjesë në takimet biznesore B2B.
Gjatë Konventës, do të paraqiten bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, Diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat e zgjedhura të Kosovës në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime mes bizneseve.
Gjithashtu, vizitat në terren do të organizohen për Diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të Kosovës.
Sektorë të shumtë të industrisë në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit, cilësinë e produkteve dhe janë të gatshme për eksport.
Ndërsa disa nga kompanitë tashmë veç se eksportojnë produktet e prodhuara nga Kosova, andaj ekziston një potencial i madh që këto eksporte të rriten edhe më shumë.
Shumica e eksporteve të tanishme janë të lidhura me Diasporën, dhe është më e zakonshme që mundësitë e biznesit të vijnë përmes kontakteve të Diasporës në tregjet e huaja, sesa nga iniciativat e marketingut nga vetë kompanitë.
Për dy vitet e kaluara, Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa dhe projekti i USAID Empower Sektori Privat në partneritet me SIDA, kanë organizuar konferenca bashkë me Diasporën të cilat kanë shërbyer si një platformë për diskutim, dhe më e rëndësishmja, kanë krijuar lidhje midis bizneseve të Diasporës dhe Kosovës.
Të dy konferencat e mëhershme kanë numëruar 542 takime B2B mes 401 bizneseve të Diasporës dhe 132 bizneseve të Kosovës, duke rezultuar me nënshkrim e 12 kontratave, 42 marrëveshje dhe oferta të reja të iniciuara, dhe kontrata të reja të shitjes me vlerë €1.1 milion.
Në të njëjtën vazhdë për të stimuluar lidhjet e mëtutjeme dhe për të rritur eksportet e Kosovës, Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropanë bashkëpunim me USAID Empower Sektori Privat në partneritet me SIDAdhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës poe organizojnë këtë ngjarje të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.
Bizneset e Diasporës dhe të huaja mund te caktojnë takimet me bizneset e Kosovës nëpërmjet platformës elektoronike https://konferenca.rrejti.biz, ku janë të paraqitura kompanitë nga Kosova të cilat janë të gatshme për eksport, dhe që do të jenë pjesëmarrëse në takimet B2B.