15 Nëntor 2024

Bizneset duhet të dërgojnë të dhënat nga arka fiskale në ATK

Prishtinë, 23 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste se në bazë të legjislacionit tatimor, të gjitha bizneset që janë të pajisura me Pajisje Elektronike Fiskale si Arkë Fiskale, Printer Fiskal, Sistem Fiskal janë të obliguara të lëshojnë Kupon Fiskal, si dhe të bëjnë dërgimin e raporteve periodike në ATK.

Pajisja Elektronike Fiskale (PEF) sipas ATK-së nuk duhet të llogaritet si aset që duhet vetëm ta posedoni, por këtë aset duhet ta përdorni duke lëshuar kuponë fiskal dhe të transmetoni të dhënat në ATK.

Mos lëshimi i kuponit fiskal nga PEF dhe mos transmetimi i të dhënave në ATK janë të ndëshkuara me ligjet në fuqi.

Gjithashtu, ATK ka njoftuar se në teren ka angazhuar Inspektorët Tatimor, të cilët do t’i vizitojnë të gjitha bizneset, të cilat nuk kanë transmetuar të dhënat nga PEF në ATK.

\"Me qëllim që mos të bëheni objekt i ndëshkimeve, obligoheni që krahas lëshimit të kuponëve fiskal, në baza periodike t’i transmetoni edhe të dhënat nga PEF në ATK\".

\"Transmetimin e të dhënave duhet ta bëni për të gjitha periudhat e mëhershme (të cilat nuk i keni transmetuar) dhe në periudhat në vazhdim.\"

\"Nëse keni probleme në transmetimin e të dhënave, atëherë duhet të kontaktoni Operatorin Ekonomik nga i cili jeni pajisur me: Arkë Fiskale, Printer Fiskal apo Sistem Fiskal, me qëllim që transmetimi i të dhënave në ATK të kryhet me sukses dhe i sigurt\", thekson ATK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)