06 Nëntor 2024

Bizneset do të përfitojnë edhe më shumë me politikat e reja fiskale

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha, si dhe drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian Shpend Balija, përfaqësuesi i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë Fadil Hoxha.

Ata diskutuan për Efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, Pakos së ligjeve fiskale, masat e reja fiskale, si dhe për themelimin e Grupit punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendorë. 

Ministri Bedri Hamza gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve falënderoi ata për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tyre që të shihen efektet e këtyre 45 ditëve të implementimit të politikes fiskale, të diskutohet për ligjet tatimore të cilat janë në procedurë, për themelimin e grupit të përbashkët punues  për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendorë si dhe përgatitjen për masat e reja fiskale.

Ai gjithashtu theksoi se sa i përket raportit që kemi pranuar nga Komisioni për lirim nga tatimi doganor, akciza dhe TVSH është si më poshtë: deri me datën 15 shkurt  Komisioni ka marrë 150 vendime për lirim nga tatimi doganor, në shqyrtim janë 50 vendimet të reja si dhe kemi të parashtruara edhe 80 kërkesa të reja të cilat janë në pritje për shqyrtim nga Komisioni.

“Në total  kemi 280 vendime, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur 220 vendime për lirim nga TVSH-ja, që  është një numër në rritje që na  jep indikacion se kemi rritje të veprimtarisë së prodhimit dhe se efektet e masave fiskale po shihen me shtim të rritjes se prodhimit”, shtoi ministri Hamza.

Ai gjithashtu theksoi se “Jemi shumë të kënaqur me efektet e para të masave fiskale ku shihet që kanë kontribuar drejtpërdrejt  në shtimin e prodhimtarisë së vendit tonë, qe me siguri do te rezultojë edhe me shtim te eksportit, ky është qëllimi jonë që ta zhvillojmë sektorin privat si bartës i zhvillimit ekonomik te vendit dhe që ndikon në uljen e pa punësimit në vendin tonë”.

Ministri Hamza gjithashtu theksoi se sa i përket pakos së ligjeve tatimore, ne si Ministri e Financave kemi përfunduar të gjitha konsultimet e brendshme, që nga sot koncept dokumenti do të jetë publik për komente, unë shfrytëzoj rastin që personalisht të ju dorëzoj përfaqësues Koncept dokumentin e parë i cili është përgatitur nga grupi punues, por që nuk na kufizon vetëm në propozimet që janë paraparë në koncept dokument.

Ndërsa sa i  përket masave të reja fiskale, ne kemi identifikuar disa masa të reja, siç janë pjesët rezerve për linjat e prodhimit, pajisjet e IT-se për të gjithë Qytetaret dhe jemi duke punuar për ti identifikuar edhe masa te tjera të reja  fiskale të cilat mund të ndikojnë direkt te prodhuesit tanë shtoi ministri Hamza.

Ndërsa përfaqësuesit e biznese theksuan se sot kanë pasur një takim shumë i rëndësishëm me Ministrinë Financave Bedri Hamza i cili na ka njoftuar  për efektet e masave fiskale të ndërmarra nga  01 janari  deri me 15 shkurt te 2018  këtij viti por edhe me masat e reja fiskale të cilat do të ndërmerren gjatë këtij viti, me pas me pakon legjislative tatimore dhe me themelimin e grupit punues për masat mbrojtëse të tatimit doganor.

Komuniteti i biznesit gjithashtu shprehu respektin për punën e Ministrisë së Financave që po e bënë për zhvillimin e sektorit privat, jem shumë të kënaqur me rezultatet e para të politikave fiskale të cilat janë në fuqi qe nga 01 janari i këtij viti, po ashtu ata shprehën gatishmërinë që të  marrin pjesë aktive në hartimin e legjislacionit tatimorë,  duke inkorporuar kërkesat e biznesit, freskimin me dispozitat e Direktivave të fundit dhe çka është më e rëndësishmja këto ndryshime të ligjeve do të paraqesin qëndrueshmëri të gjatë ne implementim e që janë edhe një mjetë sigurie për investitorët e huaj.

Me pas do të themelohet edhe  grupi i përbashkët për shqyrtimin e kërkesave të prodhuesve për masat mbrojtëse  të tatimit doganor për mallrat jashtë CEFTA-se dhe BE-se, jo vetëm që e mbron prodhuesin tonë nga çmimi i ulet i këtyre mallrave por edhe e mbron qytetarin tonë në pikëpamje të shëndetit.

Po ashtu përfaqësuesit e komunitetit të biznesit shprehën gatishmërinë e tyre për të luftuar ekonominë joformale e cila po e dëmton rëndë ekonomin dhe zhvillimin e biznesit ne Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)