06 Nëntor 2024

Bizneset dhe qytetarët shpenzuan mbi 60 milion euro për viza

Prishtinë, 19 korrik - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përshëndet lajmin që më në fund edhe Kosova ka marrë sinjale që do të jetë e barabartë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sa I përket lëvizjes së lirë të bizneseve dhe qytetarëve të vendit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se humbjet e bizneseve dhe qytetarëve që nga viti 2016 e këndej kap vlerën rreth 60 milion euro të cilat kanë mundur të evitohen me punën më të përgjegjshme të institucioneve te Kosovës për ti përmbush kushtet dhe kriteret të cilat padrejtësisht  BE-ja i patë bere Kosovës.

Liberalizimi I vizave për të cilën ende nuk kemi datë se kur do të filloj së zbatuari ne nuk duhet te marrim si privilegj për kosovarët por si një  barazi e vonuar me vendet e Ballkanit për të cilën Kosova ishte I vetmi vend I izoluar.

Vonesat për liberalizim të vizave bizneset dhe qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësin në institucionet e vendit për të cilat I kemi votuar dhe mandatuar me votë dhe sit ë tillë bizneset kërkojnë përgjegjësi për vonesa dhe humbje milionëshe për shkak te izolimit që neve na është bërë padrejtësisht nga BE por gjithmonë ata kanë adresuar përgjegjësin për mos përmbushje te kritereve për liberalizim të vizave në drejtim të institucioneve të Kosovës.

Shpresojmë që në vitin e ardhshëm bizneset dhe qytetarët e Kosovës do të ju hapet perspektiv e re që do te lëvizin lirshëm për biznes, studime, aktivitete kulturore dhe sportive, vizitat familjare por edhe shërbime shëndetësor për të cilat qytetarët kanë vuajtur për mungesë të vizave.

Vendi jonë do ti kursejnë mbi 20 milion euro te shpenzuar ne baza vjetore për ti mare vizate për biznese dhe qytetarë të ndryshëm e këto mjete financiare në të Ardhmen mund të alokohen në drejtime të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)