14 Maj 2024

Bizneset dhe Investimet në Kosovë promovohen në Washington

Washington, 25 shtator - Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, Ambasadën e Kosovës në Washington, si dhe Ministrinë e Diasporës, organizuan konferencë për promovimin e investimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 50 biznese kosovare patën rastin të takojnë biznese të shumta Amerikane me qëllim të krijimit të bashkëpunimin në mes tyre.

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, në fjalën e saj hapëse prezantoi potencialin ekonomik dhe iniciativat aktuale të Qeverisë së Kosovës në drejtim të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik.

“Kosova ka popullatën më të re në Evropë, pozitë të volitshme ekonomike, politika që përkrahin sektorin privat dhe me një mjedis biznesor që përmirësohet nga viti në vit”- theksoi ajo.

Më tutje, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Kusari - Lila, njëherësh udhëheqëse e delegacionit të 50 bizneseve kosovare tha:

“Ne kemi sistemin më të mirë të TVSH-së në Evropë. Jemi duke punuar në drejtim të hapjes së tregjeve, duke eliminuar barriera teknike dhe jo- tarifore me vendet e rajonit. Ne jemi pjesë e marrëvjesh CEFTA, tashmë kemi filluar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë dhe presim ti nisim edhe Bashkimin Evropian. Gjithëashtu, Kosovës i janë vazhduar masat preferenciale që nënkupton eksportin për në BE pa taksë doganore” –përfundoi Kusari – Lila.

Në këtë konferencë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj foli për mundësitë investive në sektorin e energjisë dhe mineraleve si dhe pjesëmarrjen potenciale të bizneseve amerikane në procesin e privatizimit.

Në pjesën e dytë të konferencës u prezantuan projektet konkrete nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, Njësia për Partneritet Publiko-Privat, preznatimi i projektit Brezovica. Kryeshefi i Agjencionit për Promovimin e Investimeve foli për përkrahjen dhe shërbimet që ky agjencion i ofron ndërsa  drejtori i Odës Amerikane e Kosovës prezantoj raste konkrete ku bizneset amerikane mund të investojnë.

Në fund të konferencës u mbajtën takime të Bizneseve Kosovare dhe atyre Amerikane (B2B -biznese me biznese)

Kosova gëzon të drejtën e  preferencave tregtare me SHBA (GSP), e cila nënkupton eksport të produkteve kosovare pa taksë doganore. Aktualisht kompanitë si:  “Stone Castle”, “Ftutex”,  “AskFood”,  e disa kompani tjera kosovare, janë duke e shfrytëzuar këtë mundësi të eksportit me tarifë doganore zero.  Këto janë vetëm disa fakte që tregojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë një potencial të mirë të bashkëpunimit me bizneset kosovare.


Ndryshe nga eksportet, në Kosovë gjatë vitit 2011 kemi pasur 14.3 milionë euro investime të huaja  direkte nga SHBA-të, ndërsa në kuartalin e parë të këtij viti investimet e huaja shënuan vlerën 2.4 milionë euro.

Kjo konferencë është pjesë e Misionit Tregtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencioni për Promovimin e Investimeve dhe Oda Amerikane e Kosovës.

Ky organizim është në vazhdën e iniciativave të ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Promovim të Investimeve (APIK) për të promovuar mundësitë investuese ne Kosovë. Konferenca e radhës me të njejtin qëllim do të mbahet javën e dytë të muajit tetor në Londër.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)