Bizneset dhe dogana janë dy organizatat më taksambledhës dhe taksapagues
Prishtinë, 4 shtator - Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini me bashkëpunëtor, ka pritur drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Bahri Berishën me bashkëpunëtor, ku kanë biseduar për shumë çështje me theks të veçantë për temën Doganat e Kosovës në shërbim të bizneseve dhe prodhuesve vendorë.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se në kuadër të 20-vjetorit të Doganave të Kosovës, drejtori i saj ka realizuar vizitën e parë në AKB gjë e cila ka rëndësi të veçantë.
"Kjo vizitë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimin reciprok për të mbështetur të gjitha bizneset në Kosovë, ku kemi biseduar për çështje të rëndësishme për afirmimin e doganës dhe bizneseve që janë dy organizatat më taksambledhës dhe taksapaguese më të mëdhenjtë", tha Shahini.
Ai shtoi se edhe pse ka pak probleme në krahasim me importe janë të vogla, por ne do të mundohen që asnjë biznes mos të ketë probleme dhe të bëjnë rritje në këtë aspekt.
Sipas tij me këtë rritet bashkëpunimi reciprok për të krijuar kulturë fiskale.
Nga ana tjetër drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se do të vazhdojnë të jetë përkrahëse e vazhdueshme e komunitetit të bizneseve në vend dhe do të jetë partner edhe në të ardhmen.
Sipas tij në vitet në vazhdim Dogana do të avancohet edhe më shumë në përkrahje të të gjitha bizneseve.
“Dogana ka një rol të rëndësishëm për shtetin e veçanërisht për bizneset. Në fuqi janë ligjet që bizneset paguajnë doganat në kufi për mallrat e importuara. Nga 400 mijë procedura kemi vetëm 800 ankesa apo 0.02% të çdo procedure të ankesave. Dogana është për tu vlerësuar lartë. Kjo është arritur falë bashkëpunimit me AKB-në”, tha Berisha
Drejtori shtoi se Dogana do të jetë përkrahës e të gjitha bizneseve, qoftë në shkurtimin e kostos kohore dhe financiare dhe do të jetë partnerë edhe në të ardhmen. Në dekadën e ardhshme do të jemi edhe më të avancuar në rritjen e bizneseve. Dogana është në shërbim të të gjithëve.
Gjatë takimi ishin edh e përfaqësues të bizneseve ku kanë diskutuar lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat po ballafaqohen me Administratën Doganore në Kosovë.