06 Nëntor 2024

Bizneset Austriake të interesuara për të investuar në Kosovë

Vjenë, 10 qershor - Ministri i Financave, Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Austri përveç takimit Bilateral me Ministrin e Financave të Qeverisë së Austrisë, mori pjesë edhe në forumin e bizneseve austriake për ti njoftuar me mundësitë e investimit në Kosovë. 

Me këtë rast Ministri Hamza i informoj bizneset austriake për politikat e favorshme që ka Kosova për investime, si sistemin tatimor më të thjeshtë, tatimin më të ulët në korporata vetëm 10 %, tatimi në të ardhura personale maksimumi është 10%, ndërsa tatimi i vlerës së shtuar është më i ulëti në Ballkan vetëm 18 %.

Po ashtu, Ministri Hamza i informoj bizneset austriake se në këtë 9 mujor të mandatit ka marr vendim për lirim nga tatimi doganor lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit dhe pajisjet e TI-së.

"Po ashtu kemi liruar nga tatimi i akcizës të gjitha lëndët ndihmesë që marrin pjesë në procesin e prodhimit. Përveç këtyre kushteve shumë të favorshme të politikave fiskale, Ministri po ashtu i njoftoj edhe me mundësitë tjera që ofron Kosova, e që nuk i ofron asnjë vend në Ballkan."

"Kosova posedon një sistem shumë të avancuar financiar, dhe ajo që është më e rëndësishmja një fuqi punëtore që është shumë e re në moshë dhe që flasin më shumë se dy gjuhë të huaja", ka theksuar Hamza. 

Në fund të forumit Ministri Hamza në bazë të kërkesës së madhe të bizneseve austriake pati takime bilaterale me një numër të madhë të bizneseve që ishin të interesuar për të marrë informata më konkrete për të investuar në Kosovë. 

Me këtë rast Oda Ekonomike Austriake në Vjenë e falënderoj Ministrin Hamza në emër të bizneseve austriake, që u ndanë shumë të kënaqura me lajmet që morën për mundësinë e investimit në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)