19 Nëntor 2024

Bizneset amerikane parashikojnë rimëkëmbje ekonomike modeste

Washington, 5 dhjetor - Drejtuesit e shumë prej kompanive më të mëdha amerikane parashikojnë një rimëkëmbje ekonomike modeste në gjysmën e dytë të vitit 2014.
 
Pjesëmarrësit në anketën “Tryeza e Biznesit” parashikojnë përmirësimin e situatës së shitjeve, investimeve dhe punësimeve, por shtojnë se rritja ekonomike do të vazhdojë të jetë më e ngadalshme se standartet e nevojshme.
 
Drejtuesit e kompanive thonë se bizneset e tyre dëmtohen nga pagat e larta, kostot e zbatimit të rregullatorëve, krahas me shqetësimet lidhur me koston e shërbimit shëndetësor.
 
Ndërkohë, një raport i veçantë i Departamentit të Tregtisë tregoi një rritje me 25 për qind në tregun e shitjes së shtëpive të reja. Ekonomistët thonë se kjo rritje u favorizua nga përmirësimi i tregut të aksioneve dhe I situatës së punësimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)