Bizneset amerikane më optimiste
New York, 29 janar - Kompanitë amerikane ndihen me optimiste. Një sondazh i ri nga Shoqata Kombëtare për Ekonominë e Biznesit thotë se shumica e kompanive të anketuara parashikojnë shitje dhe përfitime më të mëdha ndërsa ekonomia amerikane rritet në vitin 2014. Por disa sfida mund ta ndalojnë rimëkëmbjen amerikane.
Pas një fillimi të ngadaltë, rritja shitjeve me pakicë gjatë muajve të fundit të 2013-ës duket se e ka rritur sigurinë e bizneseve.
Shoqata Kombëtare për Ekonominë e Biznesit thotë se nga 64 anëtarë që morën pjesë në sondazhin e janarit rreth 70 për qind prej tyre parashikojnë se ekonomia amerikane do të rritet ndërmjet 2 dhe 3 për qind gjatë këtij viti.
Ken Simonson thotë se pika më e ulët ndodhi gjatë mbylljes së pjesshme të qeverisë tetorin e shkuar.
Ajo sigurisht uli investimet në vitin 2013. Megjithatë, kompanitë duket se do të investojnë më shumë për pajisje në 2014-ën, të paktën sipas sondazhit.
Më shumë se një e treta e tyre raportuan fitime më të larta dhe gati gjysma presin të rrisin çmimet. Megjithatë, vetëm 37 për qind thonë se kanë në plan të punësojnë më shumë punëtorë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Dhe ata që po punësojnë thonë se mungesa e punëtorëve të kualifikuar do të mund të pengojë rritjen e vendeve të punës.
Gati çereku i kompanive, në mënyrë të vazhdueshme, kanë thënë se gjetja e punëtorëve të kualifikuar është një problem i vështirë.
Është një problem veçanërisht i i rëndë për kompanitë petrokimike të cilat njoftuan kohët e fundit mbi130 projekte investimesh me një vlerë rreth 100 miliardë dollarësh këtij viti.
Nuk mund të përfundohen 135 projekte gjatë një kohe të shkurtër dhe me fuqinë punëtore që kemi. Ne do të keni nevojë për punëtorë të huaj nëse kjo nuk mund të bëhet, shpenzimet do të rriten, do të ketë vonesa dhe anulime.
Pavarësisht paqëndrueshmërisë së kohëve të fundit të tregut, shumica e kompanive të anketuara thonë se presin pak ose aspak ndikim nga vendimi i Rezervës Federale për të pakësuar ndërhyrjen në tregjet monetare.
Dhe vetëm 20 për qind e tyre presin një ndikim negativ nga zbatimi i ligjit të reformës shëndetsore, të njohur ndryshe si Obamacare.