Bisedimet e qeverisë me bankat private në Greqi po përparojnë
Athinë, 20 janar - Bisedimet e qeverisë me bankat private në Greqi, për ristrukturimin vullnetar të borxheve kanë pasur përparime.
Pas një bisede me shefin e FMN, Charles Dallara, kryeministri Lucas Papademos njoftoi në një deklaratë televizive për zhvillimin e këshillimeve \"të konsiderueshme\".
Negociatorët e bankave folën në Athinë për \"debat produktiv\". Kusht për një paketë të dytë ndihme për Greqinë është që kreditorët privatë të heqin dorë nga 50 përqind e kërkesave të tyre.