05 Nëntor 2024

BIRN publikon shpenzimet e parasë publike nga zyrtarët e Komunave

Prishtinë, 26 prill - Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) organizon tryezën publikimin e gjetjeve nga monitorimi i shpenzimit të parasë publike nga zyrtarët e Komunave të Kosovës.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në kuadër të projektit ‘Sa han shefi’, i mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS, ka monitoruar shpenzimet e parasë publike në nivel lokal në pjesën e parë të vitit 2018, gjegjësisht shpenzimet e komunarëve për dreka, darka dhe takime.

Monitorimi përmban të dhëna dhe analiza të faturave dhe shpenzimeve nga zyrtarët e komunave gjatë kësaj periudhe. BIRN ka testuar edhe transparencën e komunave të Kosovës në raport me kërkesat e bëra për qasje në dokumente publike.

Rezultatet e këtij monitorimi do të publikohen në tryezë ku pjesëmarrës do jenë përfaqësuesit e institucioneve qendrore, lokale dhe organizatave të shoqërisë civile që poashtu monitorojnë procese të tilla, në veçanti atyre të nivelit lokal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)