BIRN organizon diskutim për borxhin publik dhe menaxhimin e kredive
Prishtinë, 19 dhjetor - BIRN Kosova në partneritet me 10 organizata jo-qeveritare të Ballkanit është duke implementuar projektin e financuar nga Bashkimi Europianpër monitorimin e financave publike në Ballkan.
Ky projekt parasheh një tryezë diskutimi në të cilën do të diskutohet për borxhin publik.
Në këtë ngjarje do të diskutohet edhe për kapacitetin e institucioneve për t’i menaxhuar kreditë, meqë në disa raste janë zvarritur projektet përkundër që financimi i tyre ishte siguruar përmes borxhit.