16 Nëntor 2024

“Birëso një familje” projekti më i ri i Shoqatës Nëna Terezë

Prishtinë, 10 Qershor – Në vazhdën e aktiviteteve dhe projekteve të shumta, Shoqata Nëna Terezë ka iniciuar edhe një projekt të ri, \"Birëso një Familje,\"  i cili ka për qëllim zbutjen e varfërisë në Kosovë. 

Projekti \"Birëso një Familje\" ofron një kuadër përmes të cilit mund të ndihmohen familjet nevojtare, duke u angazhuar në ofrimin e një donacioni mujor.

Duke \"Birësuar një Familje\" ju do të siguroni një familje nevojtare me mbështetje mujore në të holla, dhe/ose me artikuj bazë ushqimor dhe higjienik, veshëmbathje, elemente shtëpiake ose pagesa të tarifës shkollore për nxënësit.

Drejtori i Shoqatës Nëna Terezë, Zef Shala, shprehet se çdoherë ndërmarrin iniciativa të tilla të cilat kanë si synim zbutjen e varfërisë tek familjet e shumta kosovare. “Shumë prej familjeve në Kosovë nuk kanë mundësi absolute për të siguruar për vete nevojat themelore shkaku i kushteve të vështira sociale dhe ekonomike. Artikujt të tilla si buka, qumështi dhe vezët janë thjeshtë përtej buxhetit të tyre. Andaj, Shoqata Nëna Terezë ka inicuar projektin \"Birëso një Familje,\" i cili hapë rrugët për për të ndihmuar familjet në nevojë të Kosovës në baza mujore. Nëse ju bëheni pjesë e këtij projekti, ju do të caktoheni me një familje në nevojë për t’i ndihmuar, dhe do të siguroni donacion për atë familje çdo muaj, shumë e zgjedhjes suaj, - donacion i cili mund të jetë i vetmi që marrin këtë vit.”

Shala vazhdon të shpegoj se si ky projekt veçse është aplikuar në 2 muajt pasues nga kontribues vullnetarë të Shoqatës Nëna Terezë, dhe familjet e ndihmuara janë shprehur më se falenderuese për ndihmën që iu është ofruar. “Pas marrjes së donacionit, stafi i Shoqatës Nëna Terezë, vazhdon me bërjen e pazarit dhe pastaj me dorëzimin e artikujve tek familja e birësuar. Ju mund të ndihmoni për të sjellur lumturi për familjet në nevojë, dhe të sillni ngushëllim për ta duke ditur se ata do të marrin një ndihmë të qëndrueshme çdo muaj. Me kontributin tuaj, ju ofroni mundësinë një fëmiu për të shkuar në shkollë apo sigurinë se një familje do të ketë diçka për të ngrënë dhe për të veshur. Sot, ju mund të bëni një ndryshim të menjëhershëm në jetën e familjeve që jetojnë në varfëri.”

Duke e pasur parasysh gjendjen aktuale në të cilën shumë familje të Kosovës jetojnë, është absolutisht e rëndësishme që Shoqata Nëna Terezë të vazhdojë me punën e saj vjetore - mbështetjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në nevojë. Mirëpo, Shoqata Nëna Terezë ka nevojë për ndihmën tuaj, dhe bën thirrje për kontributin e secilit qytetar i cili ka mundësi dhe vullnet për të ndihmuar familjet në nevojë të Kosovës.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij projekti, dhe të ofroni kontributin tuaj, mund të kontaktoni zyret e Shoqatës Nëna Terezë në +381 38 542 864, apo në e-mail adresën [email protected]. Ofroni kontributin tuaj per familjet nevojtare në Kosovë, pasi që ai kontribut transformon jetën e një familje që jeton në varfëri!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)