Binak Beqaj doktoron në Universitetin e Vjenës
Prishtinë, 14 prill - Kandidati Binak Beqaj, i cili ka përfunduar masterin në UBT, Departamenti IEME, vetëm gjatë këtyre ditëve ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin e Teknologjik të Vjenës.
Hulumtimi i kandidatit në fjalë është Menaxhimi i integruar urban rasti i Prishtinës, dhe me këtë, është njëri ndër hulumtuesit e parë në Kosovë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit urban, po ashtu është ndër të partë që ka marrë titullin doktor i kësaj fushe.
Edhe fusha e hulumtimit si edhe përmbajtja disertacionit konsiderohen ndër fushat më me rëndësi për planifikimin e zhvillimit të gjithë mbarshëm të shoqërisë kosovare e sidomos në menaxhimin e rritjes rapide të zonave urbane në Kosovë, me theks të veçante Prishtinës si kryeqytet i saj.
Pasiçë ne e uruam Beqaj për këtë sukses që ka arritur në institucionet akademike me renome ndërkombëtare, përgjigja e tij ishte mjaftë modeste: Këtë nivel që e kam arritur e vë në dispozicion të nevojave të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, tha Dr. B. Beqaj.