Bill Gates pozicionohet sërish personi më i pasur i botës
New York, 4 mars - Pronari i gjigantit të informacionit Microsoft, është përsëri personi më i pasur i botës.
Amerikani Bill Gates, bashkëkrijuesi i gjigantit të informacionit Microsoft, është përsëri personi më i pasur i botës, duke ia hequr këtë titull meksikanit Carlos Slim, i cili e mbante që prej katër vjetësh, sipas klasifikimit 2014 të revistës amerikane Forbes.
Me një pasuri vlerësuar me 76 miliardë dollarë (9 miliardë më shumë në raport me vitin e kaluar), Gates pozicionohet përpara mbretit meksikan të telekomunikacionit, pasuria e të cilit u tkurr me një miliardë në një vit, duke arritur në 72 miliardë, dhe zuri vendin që ai mbante gjatë 15-20 viteve të fundit.
Spanjolli Amancio Ortega, krijuesi i markës së veshjeve Zara, konsolidon vendin e tij të tretë të fituar vitin e kaluar me 64 miliardë, ose 7 miliardë më shumë, sipas Forbes.
Me një pasuri vlerësuar me 34,5 miliardë dollarë (ose 4,5 miliardë më shumë), trashëgimtarja e LOrealit, Liliane Bettencourt, është personalitetja franceze më e pasur e globit dhe zë vendin e 11 në klasifikim, e pozicionuar e 9 vitin e kaluar.