28 Prill 2024

Bill Gates, i prin listës me pasuri prej 54 miliard dollarësh

SHBA, 24 shtator - Njerëzit më të pasur në Amerikë nuk po i ndjejnë shumë ndikimet negative të rimëkëmbjes së ngadalshme ekonomike të vendit.

Revista Forbes ka botuar listën e 400 amerikanëve më të pasur dhe thotë se pasuria e tyre është rritur për 8 përqind nga viti i kaluar dhe arrin gjithsej në 1,37 miliard dollarë.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, i prin listës me pasuri në vlerë prej 54 miliard dollarësh, i pasuar nga financieri dhe investitori i famshëm Warren Buffett me 45 miliard.

Nga të tjerët që janë radhitur ndër dhjetë më të suksesshmit, janë edhe trashëgimtarët e rrjetit të supermarketeve Wal-Mart dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Ndërkaq, bashkëthemeluesi i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg është ngjitur në pozitën e 35-të, pasi dyfishoi pasurinë që tani kap shumën 7 miliard dollarë.

Forbes thotë se përfaqësuesit e sektorëve të financave, investimeve dhe pasurive të patundshme mbizotërojnë listën, duke zënë gjithsej 140 vende.

Të tre sektorët kanë hasur në vështirësi gjatë rimëkëmbjes së pabarabartë të ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)