17 Nëntor 2024

Bien kërkesat për asistencë papunësie në SHBA

Washington, 3 shtator - Numri i amerikanëve që kanë paraqitur kërkesa për asistencë papunësie ra javën e kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët në mbi tetë vjet.

Raporti i djeshëm është një tjetër sinjal se ekonomia amerikane, më e madhja në botë, vazhdon të rimëkëmbet pas recesionit të vitit 2008.

Sipas Departamentit të Punës, 287 mijë amerikanë paraqitën kërkesë për asistencë, afro tetë mijë vetë më pak se një javë më parë dhe shifra më e ulët që në qershor 2006.

Numri i personave që kërkojnë asistencë papunësie është një pasqyrë e gjendjes së tregut të punës.

Rënia e këtij numri tregon se bizneset nuk po pushojnë njerëz nga puna – një sinjal i përmirësimit të klimës së biznesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)