18 Maj 2024

Bien dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja direkte

Prishtinë, 31 korrik - Udhëheqës të Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës (BQK) në një konferencën me gazetarë lidhur me Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2011 kanë bërë të ditur se vitin 2011, Kosova e ka përmbyllur me një performancë stabile makroekonomike ndërkaq ekonomia e Kosovës në vitin 2012 sipas BQK-së pritet të rritet me rreth 3.8 për qind.

Guvernatorit i BQK-së Gani Gërguri ka bërë të ditur se në tremujorin e parë 2012, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën prej 119.1 milionë euro që është një rënie vjetore prej 4.8%, ndërsa investimet e huaja direkte arritën në 60.4 milionë euro apo rënie vjetore prej 27.6 për qind.

Në periudhën janar-qershor 2012, norma mesatare e inflacionit ishte 1.5 për qind ndersa deri në prill, eksportet arritën vlerën prej 79.1 milionë euro (-24.4% rënie vjetore) ndërsa importet arritën vlerën prej 672.9 milionë euro (0.1% rritje vjetore).

Guvernatorit Gërguri  ka thënë se vitin 2011, BQK-ja e ka përmbyllur me sukses duke përmbushur objektivat e saja të parapara me Ligjin e BQK-së. Sektori financiar ka reflektuar stabilitet dhe shëndetshmëri financiare.

Në veçanti sipas tij sistemi bankar ka vazhduar me rritje si të depozitave ashtu edhe të kredisë duke reflektuar gjatë gjithë kohës kapitalizim të mirë dhe atë përmbi kërkesat rregullative, likuiditet  të kënaqshëm – duke përmbushur në çdo kohë kërkesat e klientëve si dhe shkallë njëshifrore (5.7%) të kredive joperformuese. 

Geguri ka thënë se deficiti i lartë në llogarinë rrjedhëse vazhdon të mbetet sfidë për ekonominë e vendit tonë.

"Nisur nga fakti se bartësi kryesor i këtij deficiti vjen nga kategoria e mallrave të importuar, atëherë kjo sfidë duhet pare jo vetëm si “kërcënim” por edhe si mundësi të gjerë pikënisjeje për rishikim të modelit të rritjes ekonomike në të ardhmen."
 
Raporti i BQK-së tregon se është evidentuar trend rënës i koncentrimit në tregun bankar si dhe trend rënës në normën mesatare të interesit si në depozita ashtu edhe në kredi. Është pozitive që ky trend po vazhdon edhe në vitin 2012.

Edhe korporatat tjera financiare reflektuan me rezultate pozitive gjatë vitit 2011. Janë rritur asetet dhe numri i polisave të sigurimit, ndërsa fondet pensionale kanë pasur kthim pozitiv.

BQK edhe në vitin 2011 ka vazhduar të ofrojë shërbime cilësore për autoritetet, sektorin financiar dhe publikun si në fushën e furnizimit adekuat me para të gatshme dhe menaxhimin efektiv dhe efikas të sistemit ndërbankar të pagesave përfshirë edhe menaxhimin e mjeteve të klientëve të saj. E njëjta vlen edhe për menaxhimin e Regjistrit të kredive dhe avancimin e statistikave dhe analizave ekonomike e financiare.

Sa i përket vitit 2012 Gerguri ka theksuar se sistemi financiar i Kosovës do të vazhdojë zgjerimin e aktivitetit duke ruajtur nivelin e lartë të qendrushmërisë.

"Zhvillimet në ekonominë globale mund të ndikojnë në rrjedhën e tregtisë si dhe të kategorive të tjera të bilancit të pagesave siq janë dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja direkte", ka shtuar ai.


Kryetari i bordit të drejtorëve të Bankës Qendore, Gazmend Luboteni, tha se pavarësisht krizës financiare në disa vende të Eurozonës, e cila është reflektuar në rënien e dërgesave të mërgimtarëve, Kosova në vitin 2011 ka shënuar rritje të mirë ekonomike.

“Kosova përkundër të gjitha këtyre problemeve ka arritur të ruajë rritjen ekonomike pozitive edhe në vitin e kaluar prej 5 për qind, parashikimet për sivjet janë shumë më ulëta, parashihet rreth 3.8 për qind të jetë norma e rritjes ekonomike”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)