13 Janar 2025

Bien depozitat në banka

Prishtinë, 30 maj - Të dhënat e bankave komerciale për tremujorin e parë të këtij viti dëshmojnë se qytetarët kanë filluar të mos ia besojnë paratë sektorit që i shpëtoi krizës financiare.

Sipas Express këto depozita kanë rënë për 13.6 milionë euro që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në total ato kapin shumën 2.086 miliardë euro.

Në anën tjetër, në fund të marsit janë rritur kreditë e lëshuara, të cilat krahasuar me dhjetor 2011 shënuan rritje për 19.2 milionë euro apo 1.1 për qind, që në total kapin shumën prej 1.695 miliardë eurosh.

Këto janë të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nuk e sheh si shqetësim trendin në rënie të depozitave nëpër banka

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)