19 Nëntor 2024

Bien Çmimet e Prodhimit në Kosovë

Prishtinë, 20 dhjetor - Agjencia  e  Statistikave  të  Kosovës  (ASK)  ka  publikuar  “  Indeksin  i  Çmimeve  të Prodhimit” TM3-2013. Çmimet e Prodhimit në Kosovë pësuan rënie prej ( -2.1 %) ndërmjet TM2 2013 dhe TM3 2013. Kurse, krahasuar me TM3 2012 Çmimet e Prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej -0.1 %.

Zbritja më e madhe sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehet te:  nxjerrja e mineraleve metalike (-12.9 %); prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (-4.8 %); prodhimi i metaleve (-4.1 %); industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-2.2 %); prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (-0.9 %); industria e veshjeve dhe gëzofëve (-0.3 %); dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (-0.3 %).

Zbritja u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: industria e tekstilit (7.6 %); punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (2.7 %); prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (2.0 %;, prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (0.8 %) dhe prodhimi i brumit të letrës dhe artikujve prej letre (0.2 %).

Krahasuar  TM3 2012 me TM3 2013, Çmimet e Prodhimit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.1 %. Zbritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te:  prodhimi i metaleve (-10.7 %); industria e veshjeve dhe gëzofëve (-6.9 %); prodhimi i kemikaleve dhe produkteve kimike (-6.3 %); prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (-4.6 %).
Industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-4.4 %); prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-3.4 %); përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (-2.6 %); prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (-2.5 %); prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (-1.8 %); botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatikë (-1.4 %); prodhimi i brumit të letrës dhe artikujve prej letre (-0.7 %) si dhe prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (-0.3 %).

Zbritja u neutralizua nga ngritja e Çmimeve të Prodhimit te: nxjerrja e qymyrgurit, linjiteve dhe shtresave të varfra të mineralit (37.5 %); industri të tjera nxjerrëse (21.2 %); industria e tekstilit (13.2 %); nxjerrja e mineraleve metalike (3.1 %); furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (2.9 %); prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (2.4 %); punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (1.6 %) dhe mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (0.5 %).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)