20 Nëntor 2024

Bien çmimet e konsumit në prill

Prishtinë, 14 maj - Çmimet e konsumit në Kosovë pësuan rënie për -0,8 për qind në prill, krahasuar me marsin e këtij viti. Sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK), të Departamentit të Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare për muajin prill, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet si rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse për -17,6 për qind, si pasojë e aplikimit të tarifave verore të energjisë elektrike nga 1 prill.

Çmimi i perimeve ka pësuar rënie për -1,5 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal, si nafta dhe benzina për -0,7 për qind. Ndërsa shkalla e inflacionit e matur në prill të sivjetmë krahasuar me prillin e 2012 ishte 2,4 për qind.Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve te nëngrupet si pemë me 5,3 për qind dhe shërbimet bankare me 7,0 për qind.
 
Ndërsa çmimet e Konsumit në Kosovë u ngritën për 2,4 për qind në prill, krahasuar me prillin të një viti më parë. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet si perimet me 13,6 për qind, duhan 9,6 për qind, mish 3,7 për qind, libra dhe materiale për zyra 19,0 për qind, shërbime bankare me 31,0 për qind, bukë dhe drithëra 2,5 për qind, vajra dhe yndyra 11,9 për qind, energji elektrike 8,9 për qind, veshje 1,7 për qind, këpucë 5,2 për qind, orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme 4,8 për qind, shërbime hoteliere 2,3 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 2,9 për qind në IÇK.
 
"Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet si përdorimi i pajisjeve për transportin personal për -4,4 për qind, qumësht, djathë dhe vezë -2,0 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira -2,8 për qind, me një ndikim të përbashkët prej -0,5 për qind në IÇK", thuhet në komunikatën e ASK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)