Bien çmimet e Importit
TM2 2013 (tremujori paraprak) - TM3 2013 -0.2%
Zbritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (-5.1 %); vajrat ushqyese (-2.1 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.1 %); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.7 %); produktet e industrive kimike (-0.4 %); artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.3 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0.3 %); këpucët (-0.3 %); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-0.3 %); si dhe mjetet e transportit (-0.1 %).
Zbritja u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve te sektorët: artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.6 %); produktet minerale (1.2 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.9 %); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0.7 %); druri dhe artikujt e tij (0.1 %); si dhe letrat dhe artikujt e saj (0.1 %).
TM3 2012 (tremujori i njëjte i vitit paraprak) - TM3 2013 -0.5%
Ndërkaq, krahasuar me TM3 2012,Çmimet e Importit në Kosovë për TM3 2013 pësuan rënie në një mesatare prej -0.5 %.
Zbritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt e tyre (-4.5 %); produktet bimore (-3.0 %); produktet minerale (-2.8 %); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-1.6 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0.2 %); si dhe produktet e industrive kimike (-0.1 %).
Zbritja u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (13.0 %); druri dhe artikujt e tij (10.8 %); vajrat ushqyese (7.2 %); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (4.4 %); letrat dhe artikujt e saj (2.3 %); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.8 %); artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (0.9 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.9 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.9 %); si dhe mjetet e transportit (0.9 %).