16 Janar 2025

Bie rritja ekonomike e Indisë

New Delhi, 30 nëntor - Rritja ekonomike e Indisë u ngadalësua në tremujorin qershor-shtator, duke vendosur nën presion autoritetet që të zbatojnë reforma të menjëhershme për të stimuluar rritjen.

Ekonomia u rrit me 5,3% gjatë këtij tremujori, duke vazhduar një trend rënie nga 5,5% i një semestri më parë.

India ka marrë disa hapa, përfshi hapjen e sektorit të aviacionit ndaj investuesve të huaj, në përpjekje për të nxitur rritjen.

Megjithatë, analistët theksojnë se pa ndihmën e rritjes së investimeve direkte nga jashtë, ekonomia indiane do ta ketë të vështirë të rikthejë “bumin” e saj.

Gjithashtu, Bankës Qendore të Indisë i është rekomanduar që të reduktojë normën bazë të interesit, për të reduktuar kështu interesat e kreditimit.

Ashtu si ekonomia tjetër aziatike me një rritje impresionuese, ajo kineze, edhe ekonomia indiane është duke vuajtur tërthorazi krizën e Eurozonës, që ka shkaktuar rënien globale të fuqisë blerëse dhe investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)