20 Nëntor 2024

Bie rritja ekonomike e eurozonës

Bruksel, 6 qershor - Zyra e statistikave e Bashkimit Europian, njoftoi se në tre muajt e parë të vitit 2013, ka rënë rritja ekonomike e eurozonës.

EUROSTAT njoftoi se ekonomia e 17 vendeve të eurozonës ka pësuar rënie në tremujorin e gjashtë radhazi.

Ky burim bëri të ditur se prodhimi i brendshëm bruto i vendeve të eurozonës në tre muajt e parë të vitit 2013 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 1.1 për qind.

Ndërkohë rritja ekonomike e 27 vendeve të BE gjatë kësaj periudhe në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2012, ka pësuar një rënie prej 0.1 për qind, ndërsa në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2012, është ulur me 0.7 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)