15 Janar 2025

Bie ritmi i rritjes së ekonomisë gjermane

Berlin, 17 nëntor - Pasi që ekonomia e Evropës po rrëshqet në recesion, këtë po e ndjen ngadalë edhe ekonomia gjermane megjithatë ajo vazhdon vërtet të rritet, por duket se ritmet kanë rënë.

Nuk kishte si të shmangej përballë tendencave të theksuara të dobësimit në pjesën tjetër të Evropës: Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në Gjermani, mes korrikut dhe shtatorit është rritur me vetëm 0,2 për qind.

Kështu bëri të ditur Zyra Federale e Statistikave të enjten në Wiesbaden. Në gjysmën e parë të vitit ekonomia ishte rritur me 0,5 për qind, pra duket qartë se koniunktura në Gjermania është dobësuar.

Kjo nuk është e çuditshme po të mbahet parasysh se eurozona ka rënë në recesion. Performanca ekonomike e 17 vendeve të eurozonës në tremujorin e tretë të këtij viti, u tkurr me 0,1 për qind në krahasim me tremujorin paraardhës, pas një rënie prej 0,2 për qind në tremujorin e dytë, bën të ditur autoriteti evropian i statistikave, Eurostat.

Megjithatë, ndryshe nga sa dyshohej, eksportet gjermane nuk kanë vuajtur tepër nga ky zhvillim.  

Sidoqoftë në krahasim me vendet e tjera të eurozonës Gjermania është ende në pozitë relativisht të mirë.

Në Greqi ekonomia shënoi një rënie prej 7,2 për qind në tremujorin e tretë, në Portugali rënia ishte 0,8 për qind, Holanda ka shënuar një minus prej 1,1 për qind dhe ekonomia italiane u tkurr me 0,2 për qind. Vetëm Franca çuditi pozitivisht me një rritje prej 0,2 për qind.

Megjithatë edhe në Gjermani kohët e fundit ishin shtuar shenjat për një ulje të rritmeve të rritjes.

Në shtator porositë për industrinë ranë me 3,3 për qind, pasi kërkesa kryesisht nga vendet në recesion të eurozonës kishte rënë ndjeshëm.

Për herë të parë që prej vitit të krizës 2009 eksportet gjermane shënuan rënie. Banka Federale gjermane pret në rastin më të mirë një stanjacion në tremujorin e katërt të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)