Bie Prodhimi i Brendshëm Bruto i Qipros
Nikozia, 16 nëntor - Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Qipron e Jugut ka rënë në 5,7% në tremujorin e tretë të vitit 2013 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Ky është tremujori i tetë radhazi që shënon rënie për ekonominë e ishullit të përfshirë nga trazirat dhe recesioni është më pak i ulët se tremujorin e mëparshëm, kur kjo shifër ishte 5,8%.
Trojka huadhënëse (Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane) zhvilluan javën e kaluar vizitën e dytë vlerësuese në Qipron greke, për t\'i akorduar asaj këstin e dytë të një huaje ndërkombëtare prej 10 miliardë eurosh që ishulli ka qenë i detyruar t\'ia kërkojë asaj në mënyrë që të shmangë falimentimin dhe t\'i vijë në ndihmë sektorit të saj bankar.
Sipas parashikimeve të Trojkës, ekonomia qipriote pritet të pësojë një tkurrje prej 7,7% për gjithë vitin 2013, dhe 4,8% në 2014-ën.