Bie përsëri besueshmëria e investitorëve për Italinë
Romë, 5 tetor - Shërbimi i investitorëve e ka vendosur qeverinë italiane për tri shkallë më poshtë sa i përket besueshmërisë, duke e vendosur atë në A-2.
Në një deklaratë agjensioni i kulifikimieve tha se kjo perspektivë negative reflekton në ekonominë dhe financat e Italisë si dhe eurozonës për shkak të borgjeve seriozie në disa vende të eurozonës, siç është Greqia.
Sipas kësaj organizate, kulifikimi i ri tregon se Italia mbetet e ndjeshme ndaj goditjeve financiare, - por se rreziku për dështimin e vendit mbetet i largët.
Në një deklaratë kryeministri italian, Silvio Berluskoni tha se ky vendim ishte pritur dhe se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për të arritur synimet e bugjetit.
Berluskoni tha se një plan për ta balancuar bugjetin e qeverisë për vitin 2013, tanimë është aprovuar nga Komisioni Evropian.