08 Nëntor 2024

Bie për 11.6 për qind regjistrimi i ndërmarrjeve të reja

Prishtinë, 1 nëntor -  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016 gjithsej janë regjistruar 2 476 ndërmarrje. Ndërsa, për periudhën e njëjte, gjithsej janë shuar apo çregjistruar 457 ndërmarrje.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 21.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) (mikro) përbën 96.6% të ndërmarrjeve të reja.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 24.9%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)